Numër alarmues me HIV në Evropë

Rreth 160.000 njerëz janë infektuar me HIV në 53 vende të Evropës gjatë vitit të kaluar, shkalla më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Epidemia e HIV në Evropë vitin e kaluar arriti nivelin më të lartë.

Vitin e kaluar, gati 160.000 njerëz në 53 vende evropiane u infektuan me virusin AIDS, sipas një raporti nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Gjatë dekadës së fundit, shkalla e të prekurve me HIV është rritur në 52 për qind, ose 12 për qind më shumë se në vitin 2007.

Evropa Lindore është në gjendje më kritike, ku janë regjistruar 80 për qind të rasteve të reja.

Shumë pacientë mbajnë HIV për vite me radhë derisa të kuptojnë se janë të infektuar, gjë që e bën infeksionin më të vështirë dhe rrit rrezikun e transmetimit te të tjerët.

Sapo të zbulohet virusi, mund të fillojë me terapi dhe të përmirësojë shanset për jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Aktualisht ka 37 milionë njerëz që jetojnë me HIV në botë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ngrohja globale, popullsia e pinguinëve po zhduket nga Antarktika

Megjithëse duket si një panoramë e ngrirë nga koha, Antarktika është diçka...
Read More