Numri i refugjatëve sirianë kalon 5 milionë

siriane-ne-turqi

Numri i sirianëve që kanë ikur nga vendi i tyre pas gjashtë vjetësh luftë civile, ka kaluar mbi 5 milionë, tha Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara.

UNHCR publikoi shifrat një vit pasi komuniteti ndërkombëtar është zotuar se do të rivendosë 500,000 refugjatë, për t’iu lehtësuar barrën vendeve fqinje të Sirisë.

Në deklaratën e UNHCR-së thuhet se vetëm gjysma e tyre janë rivendosur.

Turqia vazhdon të ketë numrin më të madh të refugjatëve sirianë – afro 3 milionë.

Përveç 5 milionë burrave, grave dhe fëmijëve që kanë ikur nga lufta në Siri, UNHCR tha se edhe 6.3 milionë të tjerë janë zhvendosur brendapërbrenda shtetit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trafikonin drogë, burg për një shtetas të Kosovës e tre të Shqipërisë

Gjykata Themelore në Prishtinë gjeti fajtorë Arjanit Jahirin, Leonard Çukën, Ismir Shiqerukajn...
Read More