Obama dhe Bush kritikojnë politikat e Trump

Ish-presidentët Barack Obama dhe George W. Bush shprehën shqetësimet për klimën aktuale politike në Shtetet e Bashkuara, në komente që shihen si qortime indirekte ndaj lidershipit të Donald Trump.

Obama i kërkoi amerikanëve që të refuzojnë politikat e “përçarjes” dhe “frikës”, ndërsa Bush kritikoi “bullizmin e paragjykimet” në jetën publike. Të dy ata folën veçmasi e asnjeri nuk e përmendi kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë me emër.

Ish-presidentët tradicionalisht distancohen nga skena politke e për një kohë të gjatë konsiderohej e pahijshme që një ish-banor i Zyrës Ovale të kritikonte pasardhësin e tij. Por, siç vërejnë analistët, normat dhe standardet e sjelljes që respektoheshin dikur, po anashkalohen përballë mjedisit aktual politik. Duke folur në një aktivitet fushate në Nju Xhersi, Obama deklaroi se të gjithë amerikanët duhet t’i përcjellin botës mesazhin se i refuzojnë politikat e përçarjes dhe frikës.

“Nuk mund t’i pranojmë politikat e vjetra të përçarjes, të cilat i kemi parë disa herë nëpër shekuj. Disa prej politikave që shohim tani menduam se i kishim arkivuar. Jemi në shekullin e 21, jo të 19”, tha Obama.

Ai preku tema të ngjashme edhe më vonë gjatë një eventi në Riçmond të Virxhinias, duke thënë se shumë njerëz përpiqen të zemërojnë apo demonizojnë të tjerë me ide të ndryshme. Paraardhësi i tij Bush foli pak më herët në Nju Jork.

“Fanatizmi duket se ka marrë krahë. Politikat tona janë më të cënueshme ndaj teorive të konspiracionit dhe trillimeve. Ka sinjale se intensiteti i mbështetjes për demokracinë është venitur”, deklaroi Bush. Deri më tani, të dy ish-presidentët i kishin shmangur komentet publike ndaj politikave të Trumpit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Stërvitje detare të Rusisë dhe Kinës në lindjen e largët

Një grup i anijeve luftarake kineze, kanë arritur në qytetin e lindjes...
Read More