Obama: E kisha paralajmëruar Putin të hiqte dorë nga ndërhyrjet

putin-vs-obama-ap-640x480

Presidenti amerikan në ikje Barack Obama tha të shtunën se e kishte paralajmëruar homologun e tij rus të hiqte dorë nga përgjimet e komunikimeve të fushatës presidenciale.

Duke nënkuptuar se presidenti rus kishte dijeni për sulmet kibernetike, Obama tha: “Nuk ndodh shumë në Rusi pa e marrë vesh Vladimir Putin.”

Presidenti tha se e kishte paralajmëruar Putin për pasojat serioze të ndërhyrjes në zgjedhje, gjatë një samiti të liderëve në shtator.

Obama premtoi të premten një kundërpërgjigje të përshtatshme ndaj sulmeve kibernetike të Rusisë ndaj enteve demokrate të fushatës presidenciale deh komunikimeve të kreut të fushatës së Hillary Clinton.

Ai duket se sugjeroi një ofensivë të ngjashme të SHBA kur tha: “Çfarëdo që ata mund të bëjnë, mund ta bëjmë edhe ne”.
Presidenti nuk kritikoi tekstualisht pasuesin e tij Republikan Donald Trump, pro tha se republikanët nuk e merrnin seriozisht rëndësinë e përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet e SHBA.

Shkruar Nga
More from Revista User

Lotaria Amerikane, mund të skualifikoheni edhe nëse…

Emily Enright, shefja e njësisë për vizat jo emigruese në ambasadën amerikane,...
Read More