Obama: Përdorimi i marijuanës të trajtohet si ai i cigareve apo alkoolit

landscape-1429889065-obama

Sipas presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, përdorimi i marijuanës duhet të trajtohet si ai i cigareve apo alkoolit.

Në intervistën e fundit të dhënë për “Rolling Stone”, Obama e përshkruan situatën aktuale në SHBA të paqëndrueshme, me disa shtete që e kanë legalizuar vetëm për qëllime terapeutike marijuanën, të tjera që e kanë dekriminalizuar vetëm për përdorim krijues e disa që vazhdojnë ta ndalojnë atë.

“Kam qenë gjithnjë i bindur se duhet shkurajuar abuzimi me çdo lloj substance dhe nuk jam dikush që beson se legalizimi do të ishte zgjidhja. Mënyra më inteligjente është ta trajtojmë përdorimin e marijuanës si çështje të shëndetit publik ashtu siç bëjmë me cigaret dhe pijet alkoolike”, tha Obama.

Një opinion të ngjashëm Obama e kishte shprehur edhe më parë, por në intervistën e fundit ai kujtoi se ndryshimi i ligjeve federale mbi marijuanën nuk është një akt që një president mund të bëjë i vetëm. Sipas tij, klasifikimi i këtyre substancave bëhet në mënyrë legjislative ose përmes Drug Enforcement Administration, agjencia federale që merret me rregullat mbi substancat narkotike.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 19 shkurt 2017

Dashi 21/3 - 20/4 Konfigurimi i yjeve do të jetë shumë i...
Read More