Observimi hapësinor do të parashikojë stuhitë diellore

stuhi-diellore

Fundi i vitit 1859 dukej si një vjeshtë e zakonshme po të mos ishte për aureolat impresionuese, që normalisht shihen vetëm në rajonet polare. Këto u shoqëruan me ndërprerje të linjave telegrafike, prej ngarkesës së tyre me elektricitet. Disa operatorë raportonin se mund të përdornin mjetet e tyre edhe pa i lidhur me rrjetin elektrik. Fenomeni më vonë u quajtur Carrington Event, dhe ishte rezultat i një stuhie madhore diellore të cilat janë pjesë e ciklit të motit të diellit, por mund të kenë efekte të rënda në tokë.

Sikur një stuhi e tillë të godiste sot ajo do të shkatërronte të gjithë mjetet e sofistikuara elektronike dhe elektrike, ashtu si dhe satelitët rreth tokës. Megjtihë kërcënimin serioz të stuhve diellore, shkencëtarët ende nuk e kanë idenë sesi ato mund të parashikohen, dhe aq më pak nëse ato do të godasin tokën.

Por disa kërkues të drejtuar nga Scott McIntosh në SHBA, kanë observuar sjelljen e diellit dhe kanë zbuluar motive që mund të parashikojnë zhvillimin e stuhive diellore disa ditë ose javë përpara.

McIntosh dhe kolegët e tij tashmë kanë avantazhin e pamjeve të plota 360 të diellit nga mjetet hapësinore të NASA-s, STEREO, STEREO-A dhe STEREO-B, duke observuar yllin tonë nga të gjitha drejtimet.

Ata kanë zbuluar një numër rrjedhash në sipërfaqen e tij që vijnë si rezultat i forcave të ndryshme mes rajoneve tropikale të nxehta dhe atyre më të ftohta polare.

Ndryshe nga toka, valët e diellit nuk krijohen nga ajri por nga rrymat magnetike, të cilat sipas shkencëtarëve janë shkaktaret e stuhive diellore. Nëse rezulton kështu, ata pritet të mund të parashikojnë stuhitë e forta me efekt deri në tokë, edhe pse deri tani asgjë nuk është e sigurtë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Adelina Tahiri tregon për herë të parë barkun

Adelina Tahiri vetëm pak ditë më parë konfirmoi publikisht shtatzëninë e saj...
Read More