Odeta Nishani jep mesazhin e fundit si Zonjë e Parë

Pas 4 vjetësh, Bujar dhe Odeta Nishani largohen nga Presidenca.

Në këtë ditë, ish Zonja e Parë, ka një mesazh për gjithë shqiptarët.

Me një postim në faqen e saj në FB, Odeta Nishani falenderon ata që e kanë ndjekur dhe inkurajuar gjatë viteve në aktivitetet si Zonjë e Parë.

Mesazhi i Odeta Nishanit

Të dashur miqtë e mi,

Në mbyllje të mandatit presidencial dua t’ju falenderoj thellësisht nga zemra që më keni ndjekur dhe inkurajuar këto vite në aktivitetet si Zonjë e Parë.

Shumë prej jush i kam takuar, kemi biseduar nga afër për problematika dhe sfida në fusha të ndryshme të jetës. Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët….miqësisht Odeta

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ja ç’do të ndodhë pas rrëzimit të qeverisë së Edi Ramës

Nga Spartak Ngjela* - Shtetet e Bashkuara të Amerikës me politikën e tyre...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.