OECD zgjedh UET për të prezantuar publikimin mbi Konkurrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor

OECD ka publikuar studimin më të fundit mbi “Konkurrueshmërinë në Europën Juglindore: një Vështrim Politikash”.

Ky studim botohet çdo dy vjet nga OECD, duke marrë në konsideratë 12 pika kryesore të politikave në shtetet e Europës Juglindore dhe gëzon mbështetjen e Bashkimit Europian.

Në 14 Qershor në ambientet e UET u zhvillua tryeza e rrumbullakët me akademike, studentë dhe kërkues nga organizata ekonomike në vend me diskutime mbi botimin në fjalë. OECD ka ndërmarrë nismën për të prezantuar këtë studim në çdo shtet të rajonit dhe për Shqipërinë, UET ishte institucioni mikpritës. Prezantimi i publikimit në UET u zhvillua nga Z. Hendrik Bosshammer, menaxher projekti pranë OECD dhe me moderimin e prof. as. Selami Xhepa, dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe IT në UET. Studimi fokusohet mbi qeverisjen ekonomike, investimet dhe rregullimin e tregut në rajonin e Europës Juglindore.

Një nga pikat kryesore gjatë diskutimit ishte dhe fakti që rajoni ka nevojë për një treg të përbashkët në rajon. Botimi gjendet online në faqen web të OECD dhe mund të aksesohet nga të interesuarit. Ndër të tjera, mund të aksesohet falas dhe versioni i përmbledhur i libërthit të xhepit për një vështrim të përgjithshëm mbi temën në fjalë.

Ky aktivitet u mundësua falë ndërlidhjes nga Zyra e Projekteve dhe Partneriteteve të UET, si një nga nismat kryesore për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit ndërkombëtar. Në strategjinë e ndërkombëtarizimit të UET, bashkëpunimi ndërkombëtar përfshin jo vetëm universitete partnere në botë por edhe organizata të tilla, të cilat janë aset për portofolin e partnerëve të një institucioni të arsimit të lartë.

Në fund të prezantimit të publikimit dhe diskutimeve frytdhënëse midis ekspertëve dhe studentëve, Z. Bosshammer njoftoi se OECD tashmë do të ofrojë për studentët e UET mundësi internshipi në zyrat e OECD në Paris. “Rajoni i Ballkanit Perëndimor është mjaft i rëndësishëm dhe në fokus të studimeve tona për shkak të perspektivës së integrimit europian dhe pasja e studentëve nga këto vende në ekipin tonë, sjell inpute të reja për ne si organizatë” -u shpreh Z. Bosshammer.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Rama e ka humbur toruan, ka që dje që flet përçart

Nga Spartak Ngjela Pse janë trembur të korruptuarit trima të qeverive shqiptare...
Read More