Oferta akademike për studimet Master në UET: 33 programe dhe 151 profile studimi

Për çfarë profilesh profesionistësh ka nevojë sot tregu i punës dhe sa po arrijnë universitetet t’i përgjigjen biznesit me anë të kurrikulave dhe profileve Master? Universiteti Europian i Tiranës, tashmë ‘UET Polivalent’ vjen i reformuar me një ristrukturim dhe “zgjerim” të ofertës së tij akademike në 5 fakultete. UET ofron gjithashtu 33 programe studimi Master, ku një nga këto programe është master i përbashkët me vendet e Bashkimit Europian.

Në kuadrin e programit 250+ i cili është një vazhdim i iniciativës 5-vjeçare “UET, Universiteti i Biznesit” ka arritur që të sigurojë një strukturë të re të programeve master ku do u ofrojë studentëve të këtij universiteti katër grupe njohurish: njohuri dhe aftësi metodologjike, njohuri teorike dhe aplikative, njohuri për profesionin përkatës, si dhe njohuri të thelluara në një profil më të ngushtë të fushës së studimit.

Çdo universitet sot ose trupa akademike duhet të ketë një partneritet ose një bashkëveprim shumë të fortë me tregun e punës kryesisht me aktorët kryesorë. Duke patur bashkëpunim dhe partneritet arrihet krijimi i profileve të programeve sipas tendencave dhe tregut të punës. Përveç një diplome cilësore ose një universiteti të rankuar secili duhet të gjejë pikërisht atë profil i cili i përshtatet dhe nevojës së tij, ose të punësimit ose të vendeve ku një person inspiron që të jetë në të ardhmen. Normalisht kjo është një sfidë që universitetet kanë për t’iu përgjigjur tregut të punës. Bota akademike, sot, e di fort mirë se studentët nuk mjafton t’i pajisë vetëm me njohuri teorike, sidomos në një treg pune dinamik, që çdo ditë krijon hapësira të reja si pasqyrim i zhvillimeve teknologjike. Pikërisht me këtë fokus, Universiteti Europian i Tiranës prej 5 vitesh me anë të projektit 250+, një projekt që e mban botën akademike në kontakt të vazhdueshëm me biznesin apo institucionet financiare e me anë të takimeve të rregullta me ta, universiteti arriti të përthithë kërkesat e biznesit, të cilat më pas u përkthyen në profile e programe studimi.

Për Presidentin e UET prof. dr. Adrian Civici sot ka shumë vlerë të fitohen njohuri të mjaftueshme për t’u punësuar, për të kompletuar dijet dhe profesionin, për të zhvilluar aftësi të dobishme për karrierë të suksesshme.

Një diplomë cilësore është pikërisht ajo çfarë edhe paraqesin të diplomuarit Master në tregun e punës, si dhe nga ecuria në karrierën e tyre.

“UET arriti të ndryshojë logjikën dhe filozofinë e funksionimit të programeve Master: ato tashmë kanë kaluar në një logjikë të re e cila integron gjerësisht kërkesën e shoqërisë dhe biznesit për produktet universitare.

Në ditët e sotme studenti duhet të ketë hapësirën maksimale për t’u bërë aktor i formimit të vet profesional duke i ofruar atij një mjedis pedagogjik e shkencor sa më fleksibël”, shtoi Civici.

Mjedisi akademik sot ka detyrë të përgatisë studentë në përputhje me kërkesat specifike të tregut të punës dhe profesioneve më të kërkuara dhe më të vlerësuara në mënyrë që të kenë punësim të shpejtë dhe t’ia “shesin” sa më shtrenjtë mundin dhe diplomën e tyre. Programet Master janë ato programe që të japin një thellim analitik, dije praktike etj. Këto të formojnë dhe çdo individ që mbaron studimet në këto lloj programesh i afrohet tregut të punës i sigurt dhe pa komplekse. Ritmet e zhvillimit ekonomik po e bëjnë arsimin gjithnjë e më jetik. Bachelor-i jep formimin e përgjithshëm të fushës ku je përcaktuar, por nuk përfundon në asnjë profesion. Nëse do t’i drejtohesh tregut të punës duke patur kërkesa ambicioze ndaj vetes, domosdoshmërisht duhet të kalosh nëpërmjet programeve master. Programi Master përfundon me një titull profesioni.

Ja pse duhet të ndjekësh një program master 

Shumë njerëz sot iu drejtohen programeve Master për të profilizuar nga njëra anë profesionin e tyre, por nga ana tjetër, edhe duke u orientuar drejt një specializimi tjetër ose sipërmarrjeje të re që pak lidhet me arsimimin universitar të përfunduar, por e ndihmon individin të hapë një mundësi të re punësimi për veten. Prej vitesh universitetet më të shquara në botë janë orientuar drejt krijimit të programeve të veçanta Master, duke u bazuar në studime të veçanta dhe të thelluara të tregut të punës.

Në Shqipëri, pranë Universitetit Europian të Tiranës programet Master ofrohen sipas specifikave dhe kërkesave të tregut duke iu krijuar kështu studentëve mundësi reale punësimi apo edhe vetëpunësimi. Diploma Master është një tjetër hap nga diploma e Bachelor që, ndryshe nga doktoratura, është i përshtatur në mënyrë specifike me aktivitete të veçanta profesionale. Marrja e një titulli “mjeshtër” është një bagazh i njohjeve dhe kompetencave, që pasurojnë njohuritë, aftësitë rrisin dhe zgjerojnë idetë dhe energjitë ndërsa krijojnë një profil të besueshëm profesional. Një diplomë Master e integruar në tregun e punës është pikërisht evidentim i një universiteti cilësor. Një diplomë cilësore është pikërisht ajo çfarë edhe paraqesin të diplomuarit në tregun e punës, si dhe nga ecuria në karrierën e tyre. Studenti duhet të ketë hapësirën maksimale për t’u bërë “aktor i formimit të vet profesional” për t’u bërë “aktor i formimit të vet profesional”, duke i ofruar një mjedis pedagogjik e shkencor sa më fleksibël.

Për t’iu bërë ballë nevojave publike, universitetet duhet të ndryshojnë logjikën dhe filozofinë e funksionimit të tyre: ato duhet të kalojnë në një logjikë të re, e cila integron gjerësisht kërkesën e shoqërisë dhe biznesit për produktet universitare. Roli i ri i universiteteve sot është të përgatitë studentë në përputhje me kërkesat specifike të tregjeve të punës dhe profesioneve të kërkuara në mënyrë që të punësohen shpejt dhe ta “shesin” sa më shtrenjtë diplomën e tyre, duke u punësuar me rroga të larta dhe të sigurta.

Master i përbashkët me vendet e BE

Ndërkombëtarizimi është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit strategjik të Universitetit Europian të Tiranës. Me këtë dimension ky institucion i arsimit të lartë u jep mundësi të gjithë atyre që studiojnë në të, përvojën e studimeve në një prej universiteteve me emër në Europë.

Pikërisht në kuadrin e ndërkombëtarizimit në UET është edhe një program studimi master PoSIG.

UET është pjesë e konsorciumit, i cili do të sjellë për herë të parë në Shqipëri një Master të Përbashkët Erasmus.

“Bëhet fjalë për PoSIG-Shkenca Politike, Integrim dhe Qeverisje, në të cilin një pjesë e universiteteve më të mira të rajonit dhe Universiteti i Salzburgut do të mund të lëshojnë një diplomë të dyfishtë, e cila njihet automatikisht edhe në BE”. Ky program studimi në ciklin master do të ketë 120 kredite me formë studimi me kohë të plotë, ku kohëzgjatja e këtij programi do të jetë dy vite akademike.

Programi “Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja” (PoSIG) do të zhvillohet në gjuhën e angleze dhe çdo student që studion në këtë program do të pajiset me një diplomë të përbashkët nga vendet e Bashkimit Europian që kanë përfshirë këtë program.

  Programi Studimit Profili 1 Profili 2 Profili 3 Profili 4 Profili 5
FAKULTETI EKINOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
Master Shkencor (Msc)
1 FINANCË Banka dhe Tregje Financiare Ekonomi-Finance Menaxhim dhe Vleresim projektesh Kontabilitet dhe raportim financiar Administrim Publik
2 ADMINISTRIM BIZNESI Menaxhim Marketingu Administrim publik Administrim territori Kontabilitet dhe raportim financiar Menaxhim dhe vleresim projektesh
Master profesional (MP)
1 FINANCË Kontabilitet dhe raportim financiar Banka dhe tregje financiare Auditim dhe menaxhim rrisku Menaxhim dhe vleresim projektesh Administrim Publik
2 AUDIT Auditim dhe menaxhim rrisku Auditim I institucioneve financiare Menaxhim dhe vleresim projektesh Kontabilitet dhe raportim financiar Administrim Publik
3 MENAXHIM BIZNESI Menaxhim i burimeve njerëzore Menaxhim dhe vleresim projektesh Menaxhimi i sme-ve Administrim publik Administrim territori
4 MARKETING Turizem Inovacion Menaxhim dhe vleresim projektesh TV Multimedia Marredhenie Publike Politike
FAKULTETI SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARREDHENIE NDËRKOMBËTARE
Master Shkencor (Msc)
1 SHKENCA POLITIKE Strategji politike Gjeopolitike Marredhenie publike politike Administrim Publik Menaxhim dhe vleresim projektesh
2 MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE Gjeopolitikë Studime rajonale Cështje të sigurisë Strategji politike Menaxhim dhe vleresim projektesh
3 E DREJTË PRIVATE DHE BIZNESI E drejte private E drejte biznesi      
4 E DREJTË PUBLIKE DHE NDËRKOMBËTARE E drejte penale E drejte publike dhe kushtetuese E drejte nderkombetare dhe europiane    
Master profesional (MP)
1 STUDIME TË SIGURISË Cështje të sigurisë Gjeopolitike Studime rajonale Siguria e sistemeve të informacionit Menaxhim dhe vleresim projektesh
2 DREJTËSI E drejte administrative E drejte europiane E drejte nderkombetare   E drejte nderkombetare dhe europiane
FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMIT DHE ARTEVE LIBERALE
Master Shkencor (Msc)
1 SHKENCA KOMUNIKIMI Marredhenie publike politike Gazetari dhe mediat e reja Shkrim krijues Menaxhim marketingu Menaxhim dhe vleresim projektesh
2 GJUHËSI E APLIKUAR Gjuhe Angleze/ Italiane Kineze / Arabe Spanjolle/ Frenge Greke / Turke Gjermane / Ruse
3 STUDIME RELIGJIOZE Krahasimi I religjioneve Studime rajonale Cështje të sigurisë Gazetari dhe mediat e reja Menaxhim dhe vleresim projektesh
4 PSIKOLOGJI Psikologji keshillimi Psikologji klinike Psikologji shkollore Psikologji organizacionale Menaxhim dhe vleresim projektesh
5 MËSUESI PËR ARSIMIN E MESËM Gjuhet dhe komunikimi Shkencat e natyres/ Matematike Shoqeria dhe mjedisi Teknologjia dhe TIK Edukim fizik, Sporte dhe Shendeti / Arte
6 MËSUESI PËR EDUKIMIN FIZIK Edukim shendetesor Sporte individuale Dietologji dhe Nutricion Rehabilitim sportiv Sporte kolektive
7 ARTE PAMORE TV – Multimedia Dizajn – Mode Mjeshtri pikture Skenografi Histori dhe kritike arti
8 ARTE SKENIKE Mjeshtri regjie Mjeshtri aktrimi Koreografi Skenografi TV dhe produksion
9 ARTE MUZIKORE Mjeshtri piano Mjeshtri instrumentash me harqe Mjeshtri instrumentash me fryme Mjeshtri kitare Kompozicion
Master profesional (MP)
1 KOMUNIKIM Gazetari dhe mediat e reja Shkrim krijues Menaxhim marketingu Marredhenie publike politike TV – Multimedia
2 MESUESI PER ARSIMIN FILLOR          
3 PSIKOLOGJI E APLIKUAR Psikologji shkollore Psikologji keshillimi Psikologji klinike Psikologji organizacionale Menaxhim dhe vleresim projektesh
FAKULTETI I INXHIENERISË, INFORMATIKËS DHE ARKITEKTURË
Master Shkencor (Msc)
1 TEKNOLOGJI INFORMACIONI IT e Biznesit Zhvillim Software-sh Menaxhim dhe vleresim projektesh TV Multimedia Inovacion
2 INXHINIERI INFORMATIKE Dizejnim dhe zhvillim aplikimesh Menaxhim te dhenash Inxhinieri Softwere-sh Siguria e sistemeve te informacionit Menaxhim dhe vleresim projektesh
3 INXHINIERI INDUSTRIALE Inxhineri energjitike Inxhineri Transporti Inxhinieri Mekanike Inxhinieri Kimike Menaxhim dhe vleresim projektesh
4 INXHINIERI NDERTIMI Infrastrukture transporti Inxhinieri strukturash Urbanistike Administrim territori Menaxhim dhe vleresim projektesh
5 ARKITEKTURE Arkitekture interieri Urbanistike Administrim territori Restaurim monumentesh Menaxhim dhe vleresim projektesh
Master profesional (MP)
1 INFORMATIKE E APLIKUAR Dizejnim dhe zhvillim aplikimesh Menaxhim te dhenash Siguria e sistemeve te informacionit TV Multimedia Menaxhim dhe vleresim projektesh
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
Master Shkencor (Msc)
1 FIZIOTERAPI Rehabilitim sportiv Teknika rehabilitimi      
2 IMAZHERI DHE RADIOLOGJI          
3 INFERMIERI          
Master profesional (MP)
1 INFERMIERI Infermieri Kirurgjikale Inferimieri ne kujdesin paresor shendetesor Nutricion dhe dietologji    
Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Po sikur t’ia fillonim nga reforma politike dhe jo nga ajo e drejtësisë?!

Nga Ervis Iljazaj Duke qenë se qytetarët shqiptar ka një uri për...
Read More