OIAC: Shkatërrimi i armëve kimike ruse, një etapë e rëndësishme

Organizata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike (OIAC) përshëndetën shkatërrimin e armëve të fundit kimike ruse, trashëguar nga Lufta e Ftohtë dhe përshëndeti Rusinë.

“Përfundimi i programit për shkatërrimin e verifikuar të armëve kimike nga Rusia është një etapë shumë e rëndësishme në kuadër të arritjes së objektivave të Konventës për Armët Kimike”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OIAC, Ahmet Uzumcu në një komunikatë duke përmendur rreth 40 000 tonë armatime kimike.

”Rusia do të shkatërrojë sot rezervat e saj të fundit të armëve kimike trashëguar nga epoka e Luftës së Ftohtë”, njoftoi presidenti rus, Vladimir Putin.

“Rezervat e fundit të armëve kimike të arsenalit rus do të shkatërrohen sot”, deklaroi ai, sipas imazheve të televizionit rus duke e cilësuar si një ngjarje historike, por duke nënvizuar se SHBA-ja fatkeqësisht nuk po përmbush detyrimet e saj përsa i përket kësaj çështjeje.

Shkruar Nga
More from Revista User

Clinton e Trump më të papëlqyerit në histori…

Rreth 40% e amerikanëve janë duke përjetuar marrëdhënie të tensionuara me miqtë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.