OKB akuzon forcat turke për shkelje të drejtave të njeriut

kombet-e-bashkuara

Kombet e Bashkuara akuzuan të premten forcat turke për shkelje të rënd të të drejtave të njeriut gjatë trazirave në juglindje të Turqisë, ku për më pak se 18 muaj kanë humbur jetën 2.000 persona.

Më shumë se 335.000 njerëz, shumica kurdë, janë zhvendosur ndërmjet korrikut të vitit 2015 dhe dhjetorit 2016, thuhet në raportin e ri të Kombeve të Bashkuara.

Xhirimet satelitore kanë treguar se janë shkatërruar qindra ndërtesa, transmeton BBC, derisa agjencia AP ka bërë të ditur se në operacionet e sigurisë janë shkatërruar pothuajse 1.800 ndërtesa.

Ndërprerja e zjarrit ndërmjet forcave turke dhe atyre të Partisë Punëtore të Kurdistanit ka dështuar në korrik të vitit të kaluar pas eskalimit të përleshjeve, ndërsa autoritete turke në dhjetor të të njëjtit vit vendosën orën policore në rajonin Sur, e cila ndodhet në listën e UNESCO-s të trashëgimisë botërore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ditëlindja e Leonadro DiCaprio: Ajo çfarë nuk keni ditur kurrë për aktorin

Aktori i njohur Leonadro DiCaprio ka festuar dje 43-vjetorin. Ne kemi vendosur...
Read More