OKB, konferencë për sistemimin e refugjatëve rohinga

Një zëdhënës i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët tha se rreth 589,000 refugjatë rohinga janë larguar nga Myanmari për në Bangladesh që nga 25 gushti.

Në një konferencë shtypi, Farhan Haq i tha gazetarëve se vetëm pak më tepër se gjysma e refugjatëve po qëndrojnë në një qendër të njohur si “Kutupalong Expansion”, ku partnerët e ndihmave po punojnë për përmirësimin e shërbimeve bazë, infrastrukturës dhe rrugëkalimeve.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët tha se rreth 7 mijë refugjatë rohinga nga Myanmari janë pranuar në Bangladesh, pasi kishin mbetur për katër ditë pranë kufirit. Mijëra rohingas të tjerë mendohet se vazhdojnë të jenë akoma në Myanmar, por që duan të shkojnë drejt kufirit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pas lajmeve për shtatzëninë, shfaqet Selena

Së fundmi ka thashetheme se ajo është shtatzënë në pritje të fëmijës...
Read More