OKB: Madridi të hetojë të gjitha rastet e dhunës në Kataloni



Komisioneri i Lartë i OKB për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein i kërkoi autoriteteve spanjolle për të nisur hetime të paanshme në lidhje me të gjitha aktet e dhunës të kryera në Kataloni, me rastin e referendumit të ndaluar të së dielës.

“U kërkoj autoriteteve spanjolle për të garantuar hetime të plota, të pavarura dhe të paanshme për të gjitha rastet e dhunës”, deklaroi komisioneri i lartë në një mesazh të shkruar, duke bërë thirrje për dialog dhe duke nënvizuar faktin se ndërhyrjet e forcave të policisë duhet në jenë në çdo kohë të balancuara.

“Ndërhyrjet e policisë duhet të jenë në çdo kohë të balancuara”, shtoi ai.

“Besoj në mënyrë të vendosur se situata aktuale duhet të zgjidhet me anë të dialogut politik, në respektim të plotë me liritë demokratike”, shtoi ai.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

10 gratë luftëtare më të famshme në histori

Formacionet e para ushtarake të përbëra vetëm nga femra , në Europë...
Read More