OKB: Ndihmë Irakut për të gjetur prova të krimeve të luftër nga IS

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka aprovuar një rezolutë që i udhëzon hetuesit e OKB-së, të ndihmojë Irakun që të grumbullojë prova, për të nxjerrë rastë të krimeve të luftës kundër Shtetit Islamik.

Këshilli ka votuar unanimisht për të krijuar një grup hulumtuesish, që do ndihmojnë Irakun në provat “ që mund të numërohen si krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, të kryera nga grupi ekstremits, Shteti Islamik.

“ Është një moment historik për të gjithë ata që kanë luftuar për drejtësi, për viktimat e krimit të kryera nga ISIS”, ka thënë avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney.

Ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim al -Jaafari, e quajti këtë rezolutë “ fitore të drejtësisë, të njerëzimit dhe fitore të viktimave”.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, ka pushtuar pjesë të Irakut në vitin 2014, dhe ka shpallur kalifatin e saj nën ligjet e Islamit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shqipëria, vendi më i korruptuar në rajon

Në dy vitet e fundit korrupsioni është rritur; 50% e të anketuarve...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.