OKB: Një paqeruajtës pakistanez është vrarë në Kongo

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se një paqeruajtës pakistanez është vrarë nga “anëtarët e një grupi të armatosur” në Republikën Demokratike të Kongos.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mbrëmë tha se “e dënon vrasjen e paqeruajtësit nga Pakistani”, në provincën lindore, Kivu. Një tjetër paqeruajtës është plagosur, kanë thënë zyrtaët.

Guterres u ka bërë thirrje të gjitha grupeve të armatosra në këtë vend që të lirohen nga armatimet dhe të shfrytëzojnë mënyra paqësore për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre.

Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara, i njohur me emrin, MONUSCO, gjendet në Kongo prej vitit 1999 dhe është misioni më i madh paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përse disa meshkuj kanë mjekra të kuqërremta?

Pa dyshim se ekziston një moment në jetën tuaj kur keni menduar...
Read More