Olesia Duka mbetet në burg, Akuzohet për mashtrimin e 11 biznesmenëve!

 

Gjykata e Apelit të Durrësit ka lënë në ‘arrest me burg’ Olesia Dukën, e akuzuar për mashtrimin e të paktën 11 biznesmenëve, të cilëve besohet se u ka marrë shuma që arrijnë deri në 1.4 milionë euro.

Duka kërkoi ndryshim të masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie ose monitorim elektronik, por Gjykata e refuzoi kërkesën e saj.

Olesia Duka u arrestua nga policia me 25 Shkurt, pas denoncimit të një biznesmeni për mashtrim me 900 mijë euro.

Stomatologia, e cila kishte hapur një rrjet të klinikave dentare në të gjithë vendin, kishte marrë pjesë edhe në disa fushata bamirësie në krah edhe të deputetëve dhe figurave të njohura të politikës në vend.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Meshkujt përfundimisht dashurohen me brunet, ja përse

  Në këtë artikull do ju sjellim disa fakte pse meshkujt preferojnë...
Read More
CLOSE
CLOSE