Olsi i BB9: Ndarja nga Fiorentina erdhi për shkak të xhelozisë së saj

Olsi Klosi, pjesëtar i ‘Big Brother 9’, deklaroi në studion e “Pop Culture” se u nda me Fiorentinën, pasi ajo ishte “xheloze më shumë seç duhet”.

“Unë, si djalë i lëvizshëm dhe me shoqëri të madhe, nuk mund të dilja me Fiorentinën dhe me pesë çuna”.

“Ishte xheloze më shumë seç duhet”, tha Olsi, i cili shtoi se nuk e mendon aspak kthimin me Fiorentinën.

“Për momentin kam dikë tjetër në krah”, është shprehur Olsi.

Në lidhje telefonike, kur u pyet nëse ishte xheloze më shumë seç duhej, tha:

“Edhe po, edhe jo. Olsi duhet të kuptonte që kishte edhe një të dashur”.

“Nëse do të kthehesha pas, do t’i lija më shumë hapësirë, por duke qenë se ishte shumë i lëvizur, nuk më linte mundësi mua që t’i lija hapësira, bënte çdo gjë siç donte vetë”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 15 dhjetor 2016

Dashi Sot do të keni bashkëpunime të frytshme në fushën profesionale dhe...
Read More