Olti Curri humb njeriun e dashur

E diela e djeshme nisi që në orët e para të mëngjesit me një lajm të trishtuar, të hidhur, me ndarjen nga jeta të Adela Xhamanit. Por dje opinionisti Olti Curri humbi të atin.

Olti Curri 1

Picture 1 of 2

Pasi mësoi për vdekjen e Adelajdës, ku edhe postoi lajmin për ndarjen e saj nga jeta, Olti, fatkeqësisht mësoi edhe humbjen e babait të tij. Gjithshtu lajmin e bëri publik edhe Ardit Gjebrea nga “E diela shqiptare.”

Sapo prezantoi anëtarët e jurisë për kategorinë “New Artist”, para se të prezantonte Olti Currin, Arditi tha se, për fat të keq, ai i kishte telefonuar paradite për ta lajmëruar se nuk ishte i pranishëm në studio.

“Sot paradite mora një telefonatë nga Olti Curri. Më tha: ‘Ardit, kam humbur babanë’. Profesionisti që është profesionist më tha “Nëse të duhem, unë do të vij”, por i thashë: “Jo, qëndro pranë familjes sate”, – tha Arditi duke i dërguar Oltit dhe familjes së tij ngushëllime të sinqerta.

Lajmin për ndarjen nga jeta të të atit, Olti Curri e ndau edhe në profilin e tij në rrjetet sociale.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e premte 2 qershor 2017

Dashi Do të jeni dinamik dhe në humor, edhe pse gjatë së...
Read More