Opera në Kishë: ‘Zarzuela’ spanjolle si shijohet zjarri, pasioni në Katedrale

Nga Spanja e famshme vjen për herë të parë në skenën shqiptare repertori më i bukur i zarzuelave. Është një formë e teatrit muzikor në të cilën fjala ndërthuret me muzikë, fragmente të kënduara dhe instrumentale, duke u konsideruar një grand gala de la Zarzuela, ashtu si shijohen pasionet, zjarri, kjo vepër duket se ndryshon trendin operistik…

Nga Spanja e famshme vjen për herë të parë në skenën shqiptare repertori më i bukur i zarzuelave. Në qendrën kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë, ku janë zhvendosur një pjesë e mirë e veprimtarive të TOB, për shkak të rikonstruksionit do të përshtatet kjo vepër, një formë e teatrit muzikor në të cilën fjala ndërthuret me muzikë, fragmente të kënduara dhe instrumentale. Është konsideruar një grand gala de la Zarzuela, ashtu si shijohen pasionet, zjarri kjo vepër duket se ndryshon trendin operistik, duke u quajtur jashtë kontureve të deritanishme, bazuar mbi repertorin e të famshmeve “zarzuela” spanjolle, që do të shfaqen për publikun në mbrëmjen e 6 majit. Gjatë konferencës së zhvilluar një ditë më parë solistët të pyetur mbi këtë shfaqje nga gazetarët, u shprehën se janë shumë të lumtur që janë pjesë e këtij eventi. Për ta, ky është një koncert i një stili totalisht të veçantë i cili realizohet për herë të parë në historinë e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, si dhe një vlerë e shtuar në rrugëtimin e tyre artistik. Kjo formë teatri muzikor, u tha se do të testohet për herë të parë e nëse do të rezultojë e suksesshme do të përfshihet në kalendarin artistik të vitit të ardhshëm.

“Ne duam që Zarzuela spanjolle të jetë në programacionin e vitit 2018-2019, në programacionin e kalendarit të Teatrit të Operës. Mendojmë që publiku do të pëlqejë dhe shpresojmë që edhe solistët tanë të jenë futur në karakterin e këtyre pjesëve kaq pasionante”, shprehet Zana Çela, Drejtore e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Duke mos ikur nga kjo atmosferë, edhe dirigjenti do të jetë spanjoll, i cili ka treguar se është rritur me këto këngë: “Është hera e parë që vij me këtë repertor, por nuk është hera e parë që dirigjoj orkestrën e këtij tetari. Është një nga repertorët më të mirë që unë mundëm të përfaqësoj pasi është pjesë jo vetëm e formimit tim, por edhe e kulturës sime. Shumë nga këto janë këngë që unë i dëgjoja kur isha i vogël, ndaj mund të sjell shumë më shumë ngjyra në këtë shfaqje se sa do të mund të sillnin të tjerë dirigjentë. Mendoj se ka për të qenë një koncert i paharrueshëm”, shprehet Ricardo Casero, dirigjent. “Ne mendojmë që ky është një format koncerti, i cili do të udhëtojë nëpër ambiente të ndryshe, nëpër teatro të ndryshme, por njëkohësisht edhe nëpër sheshe. E fillojmë tashmë që koha është ngrohur dhe do ta vazhdojmë edhe në muajt në vazhdim ta japim në ‘open air’ apo në teatrot e qyteteve të tjera”, ka thënë Zana Çela.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Destinacioni i kësaj vere është shtëpia jote

-Albanian Stories Nga Rudina Xhunga Tani që reforma në drejtësi kaloi, ajo...
Read More