Operacion në Gjirokastër, gjenden 71 kg kanabis në banesë, arrestohet…

71 kg kanabis janë gjetur në një shtëpi në Gjirokastër pas një operacioni të zhvilluar nga policia lokale. Në banesë jetonte një 53-vjeçar nga Saranda, J.K. i cili nuk ndodhej aty dhe u shpall në kërkim.

POlicia e Gjirokastrës njoftoi se operacioni u zhvillua pas informacioneve të marra në rrugë policore se në fshatin Golem, Gjirokastër, në banesën e shtetasit J.K kishte lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, u krye kontroll në këtë banesë dhe u gjetën 71 kg lëndë narkotike kanabis e futur në disa thasë si dhe një sasi prej 54.5 gr në trajtën e pluhurit, “çokollatë” kanabisi.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: J.K, 53 vjeç, banues në Sarandë. Tani po punohet për kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

49.4 për qind e Katalonisë kundër ndarjes nga Spanja

Rezultatet e një sondazhi të ri, në të cilin janë përfshirë qytetarët...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.