Operacioni – Dy të arrestuar, dy në kërkim për drogën në kufirin e gjelbërt me Greqinë

droge-korce

Dy në pranga ndërsa dy të tjerë shpallen në kërkim lidhur me 121 pakot me drogë të gjetura dje në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Policia e Korçës njoftoi sot për arrestimin e Spartak Koçileri, 37 vjeç dhe Marsel (Melsi) Shaholli, 36 vjeç, të dy banues në fshatin Hoçisht- Devoll. Si dhe u shpallën në kërkim A.H, 45 vjeç, banues në fshtatin Miras-Devoll dhe R.K, 27 vjeç, banues në Hoçisht.

Dje në afërsi të piramidës 54, në fshatin Vidohovë-Devoll, të arrestuarit kishin si synim të transportonin nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin Grek me qëllim trafikimi 2 çanta sportive dhe 1 thes, brenda të cilave kishte 121 pako me lëndë të dyshuar si Cannabis Sativa.

“Porsa kanë konstatuar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat po patrullonin vijën e kufirit të gjelbër dhe po afroheshin në drejtim të tyre, këta shtetas kanë fshehur lëndën narkotike. Duke përfituar nga dendesia e pyllit, janë larguar me shpejtësi në një distancë të largët” informoi sot policia e Korçës

Pesha totale e sekuestruar ishte 48 kg Cannabis Sativa.

Shkruar Nga
More from Revista User

As Liam as Big Basta, Vesa me fjalët më të ëmbla për dashurinë më të madhe të saj

Prej disa kohësh larg njëri-tjetrit, tashmë Vesa Luma dhe Big Basta po...
Read More