Opozita braktis seancën, Basha: Negociatat nuk hapen, ia thanë mbrëmë Ramës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka adresuar akuza të ashpra ndaj Fatmir Xhafajt.

Ai iu drejtua disa herë vendit ku qëndronte Xhafaj, por ky i fundit ndodhet për një vizitë zyrtare në Holandë, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.

Ndër të tjera Basha ka ftuar qytetarët në protestë ditën e shtunë. Një thirrje ai kishte edhe për socialistët.

“Ftoj gjithë shëiptarët të bashkohen në protestën më të madhe kombëtare të shtunën në orën 11.00. Bashkohemi si njerëz të lirë sepse nuk mund të humbasim më energjitë dhe kohën tone, të bashkohemi për t’ju thënë ndal këtyre kriminelëve ta mbyllim njëherë e mirë këtë kapitull dhe të hapim një kapitull të ri për shpresë për cdo shqiptar…

Ne do ta largojmë atë dhe vetë kupolën mafioze me Edi Ramën në krye…Shqipëria nuk mund të jetë më në këtë gjendje. Shqipëria ka mjaftueshëm njerëz të ndershem që mund t’i shërbejnë asaj. PS ka njerëz të ndershëm që mund t’ju shërbejë popullit. Ju drejtohem socialistëve që ndihen të neveritur nga kapja e partisë së tyre ejani ju ftojmë edhe ju të bashkoheni, bashkohuni me qytetarët shqiptarë, bashkohuni për një PS të ndershme dhe Shqipëri të ndershme…”, tha Basha.

“Çfarëdo që të thotë sot ky daulleshpuari shqiptarët e dinë se negociatat nuk hapen pa u luftuar krimi, me reforma në letër, pa e ndarë qeverisjen nga krimi…”, tha Basha.

Kryetari i PD-së, referuar takimeve me ndërkombëtarët, tha se negociatat nuk mund të hapen në këto kushte. “Rama, si ta kanë thënë edhe mbrëmë, nuk hapen negociatat pa zgjedhje te lira dhe te ndershme…Le te jemi të hapur të drejtpërdrejtë me njeri tjetrin, as opozita, as BE, as Holanda, Macroni, Merkeli nuk janë pengese, Rama ti je pengesë…. Xhafaj është pengesa qeveria jote, ju jeni tradhtaret e popullit…”, tha Basha.

Më tej deputetët e opozitës janë larguar nga salla.

Kryetari demokrat Lulzim Basha, gjatë ndërprerjes së seancës, iu drejtua një deputeti të mazhorancës që u afrua pranë kamerës.

“Ti atje mos u afro te kamera se do të marrësh atë që meriton. Mos dëgjo atë palloshin!”, iu drejtua Basha nga foltorja.

Basha dukej i ashpër në fjalën e tij.

Ai tha se BE-ja nuk është ERTV dhe se Rama është në nën delirin e të bardhës… Shqiptarët, sipas tij, nuk i hanë më “broçkullat” e Ramës

“Eskspertizën na e nxore për 12 orë, po ku e bërë? Kush ta dha? Ku e çove? Je një gënjeshtar sepse mbron kriminelët.

Kështu bëre me Mark Frrokun, Arben Ndokën, Armando Prengën, Elvis Rroshin dhe Saimir Tahirin, kështu po bën edhe me Fatmir Xhafën dhe Agron Xhafën… Largimi i kontrolluar i Agron Xhafaj është ekspertiza e plotë e audio-përgjimit.

Ai nuk u largua si njeri i penduar, do ta kishte bërë më parë, e vërteta është se ai u largua si pjesë e një klani kriminal për të shpëtuar Fatmirin… Veprimet e Prokurorisë që lanë të largohej Agron Xhafën janë skandaloze. Nëse ka filluar hetim Prokuroria pse e lanë të ikte, nëse jo, pse nuk ka filluar…”, tha Basha

Shkruar Nga
More from Redaksia

Prezantohet skema lehtësuese për taksën në Rrugën e Kombit, ja sa do paguani!

  Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin e...
Read More