Opozita e bashkuar: PD e LSI ‘hidhen në sulm’

Në Kryesinë e Kuvendit nisi seanca për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në këtë mbledhje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk kishte dërguar përfaqësues, LSI kishte njoftuar një ditë më parë bojkotimin e saj, duke e cilësuar si farsë, ndërsa Partia Demokratike me anë të Eduard Halimit kundërshtoi procesin.

Halimi akuzoi kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi për veprime antiligjore duke u diktuar institucioneve të pavarura listat që duhet të dorëzojnë për Këshillin e Emërimeve.

“U miratuan kriteret dhe tani themi jo që nuk do të zbatojmë kriteret ligjore, duke u diktuar institucioneve të pavarura se çfarë listash duhet të sjellin ata.

Ndryshim i rregullave të lojës në mes të procesit, është i papranueshëm haptaz tentativë për të ndikuar në përbërjen e këshillit të emërimeve për të garantuar kontrollin politik”, deklaroi Halimi.

Partia Demokratike thotë se ka një boshllëk kushtetues dhe se mazhoranca, në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, po përdor dispozita ligjore që kanë humbur fuqinë e tyre.

“Po pengohet ngritja e KLP që të mos zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm. Gjithçka ka të bëjë me krijimin e mjegullës, që i intereson ujkut”, vijoi ai.

Ulsi Manja nga Partia Socialiste thotë se qëndrimi i mazhorancës është në përputhje me Kushtetutën dhe e quajti politik debatin e nisur nga PD. Ai ftoi opozitën që t’i adresohet Gjykatës Kushtetuese për këtë.

“Qëndrimi ynë është të zbatohet kushtetuta dhe ligji dhe pastaj çështje të tjera që kanë të bëjnë me debat politik e jo juridik, ta lëmë për në Kuvend. Ndërsa çështjet e kushtetueshmërisë t’ja adresojmë institucionit që përcakton Kushtetuta”, deklaroi ai.

Edhe Vasilika Hysi, drejtuese e mbledhjes tha se kryetari i Kuvendit nuk ka asnjë të drejtë që të komentojë lista.

“Kryetari i Kuvendit nuk ka të drejtë të komentojë listat, listat i sjellin institucionet përkatëse”, tha ajo.

LSI u rreshtua me PD.

“Qëllimi juaj është i qartë, me një procedurë ekstraproceduriale të hidhet një short për të thënë që PD dhe LSI nuk duan hedhjen e shortit. Ka një vit që është hedhur shorti, por nuk keni dashur sepse nuk kanë rënë ata gjyqtarë që dëshironit ju”, u shpreh Nasip Naço.

Pavarësisht sulmit të opozitës, hedhja e shortit vijoi ashtu siç kishte parashikuar mazhoranca…

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kavajë: Burri vret me thikë gruan

Krimi në familje godet Kavajën. Një 50-vjeçar ka vrarë me thikë gruan...
Read More