Opozita: Gati për dialog, duam qeveri me mbështetje të gjerë

basha-me-aleatet

Opozita shqiptare reagoi pasi mazhoranca deklaroi se është e gatshme për t’u ulur në bisedime për çështjen e zgjedhjeve.

Në deklaratën e shkurtër, të shpërndarë nga koalicioni opozitar pas një takimi në selinë e PD, thuhet se “një qeveri me mbështetje të gjerë politike” duhet të ofrojë katër garanci.

“Koalicioni opozitar duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë:

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut,” thuhet në deklaratë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përfshihet nga flakët apartamenti pranë komisariatit të policisë, evakuohen 18 familje

Një apartament pranë komisariatit të policisë së Gramashit është përfshirë nga flakët....
Read More