Opozita iku, por Tahiri e fitoi betejën e parë me të…

Ish-ministri Saimir Tahiri, i akuzuar për lidhje me grupin Habilaj në trafikun e drogës, është rikthyer sërish në Kuvend.

Ai ka regjistruar emrin për të folur në seancë.

Edhe javën e parë kërkoi të fliste, por protesta e opozitës bëri që Kuvendi të përfundonte shpejt.

Saimir Tahiri, i dalë nga lista e PS-së së Tiranës, është regjistruar në Kuvend si deputet i pavarur.

Tahiri po kërkon të shpëtojë mandatin e tij të deputetit, pasi ka 6 muaj që nuk flet në seancat parlamentare.

Ai do të flasë për ligjin për prokurorinë.

“Suksese për rekomandimin pozitiv,” komentoi shkurt ai për gazetarët, para se të hynte në seancë.

“Nuk kam frikë nga hetimet,” shtoi ish-ministri.

Ndryshe nga sa mendohej, në progres-raport emri i tij nuk përmendej shumë dhe pa asnjë nënkuptim. 

**************************************************

Mapo.al

Saimir Tahiri nuk foli të enjten e kaluar atëherë kur në mënyrë krejt të papritur, ai depozitoi emrin për të folur 20 minuta në seancë.

Ai nuk arriti të thyente heshtjen sepse opozita en bloc kishte bllokuar punimet e Kuvendit. Tahiri nuk u duk në sallë duke i kursyer vetes skena që do të bëheshin objekt shkrimesh edhe nga mediat ndërkombëtare.

Por ndryshe nga një javë më parë, dje Tahiri erdhi i shtensionuar në Kuvend.

Atëherë kur séanca kishte filluar, me duar në xhepa, i veshur casual, Tahiri hyri disi i bezdisur vetëm nga media që e priste jashtë.

Në sallën e madhe të Kuvendit, ai u përshëndet me kolegë socialistë, më pas u ul në fund të “klasës” i pangarë nga askush. As nga deputetët e opozitës.

Në sallë mërmëritej për të, si ato surprizat e ditës, por asgjë më shumë.

Basha e ngacmoi me një fjali gjatë fjalës, ndërsa Berisha përcolli thirrjen e zakonshme: “Nxirreni jashtë…”.

Por vetëm kaq. Berisha ftoi deputetët të dilnin. E filmoi Tahirin nga vendi pa e ngasur. Tahiri qeshi. Dhe me të drejtë. Ai e kaloi provën e opozitës në Kuvend pas 6 muajsh mungese. Ai sot do të flasë i qetë, plot 20 minuta për ligjin e Prokurorisë.

Tahirin do ta dëgjojnë të gjithë. Edhe ata të opozitës. Por jashtë dyerve të Kuvendit, aty ku Tahiri do të hyje sërish krejt i patrazuar.

Fundja çudia më e madhe tre ditë zgjat….

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dieta në çift, pse është më e lehtë të humbësh peshë…

    Të ndash regjimin ushqimor me partnerin është një zgjedhje fituese....
Read More