Oprah: E kam menduar, por nuk do të garoj për presidente

Oprah Winfrey ka pranuar se kishte menduar të garonte për presidente të Shteteve të Bashkuara, mirëpo e ka kuptuar se nuk është e prirë politikisht.

Pas fjalimit të saj mbresëlënës në ceremoninë e Golden Globes, ku u nderua me çmimin ‘Cecil B. DeMille’ për arrije jetësore, shumëkush e inkurajoi moderatoren e famshme që të garonte për Shtëpinë e Bardhë.

“Kur po bisedohej shumë rreth asaj teme… Gayle (King) thoshte çdo ditë: Duhet ta mendosh. Gjithmonë thua se kur gjërat të dalin përpara, duhet t’i mendosh”.

“Shumë njerëz të pasur më telefononin dhe më thoshin se do ta drejtonin fushatën time dhe do të më grumbullonin një miliard dollarë për mua”.

“Mendoj se kur aq shumë njerëz, të cilëve ua vlerëson opinionet të thonë diçka, atëherë ia vlen që ta mendosh”, ka thënë Oprah për 60 Minutes Overtime.

Megjithatë, 64-vjeçarja ka vendosur kundër idesë për të garuar për postin e presidentes, duke qenë se asnjëherë nuk e ka konsideruar vetën të prirë politikisht.

“Asnjëherë nuk kam kërkuar nga njerëzit të më tregojnë çfarë të bëj… Nëse Zoti do të dëshironte që unë të garoja, Zoti do të ma kishte bërë me dijë, apo? Nuk e kam dëgjuar”, është shprehur ajo.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arsyet pse është më mirë të jesh single kur je 20 vjeçe

Shumica prej nesh dëshirojnë të kenë shoqëri. Ne duam të kemi dikë...
Read More