Organizata e gazetarëve në Europë: Fyerjet e Ramës, indinjuese


Federata Europiane e Gazetarëve reagoi pas fyerjeve të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve.

Në një deklaratë për mediat, FEG thotë se i bashkohet shqetësimit të tre organizatave të mëdha të medias në Shqipëri, duke shprehur indinjatën e thellë për fyerjet dhe sulmet e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

“Pas seancës plenare, ku mazhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit parlamentar për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që dyshohet të jetë i lidhur me aktivitetin e një bande narkotrafikantësh shqiptaro-italiane, kryeministri i tha një gazetari gjatë transmetimit live përpara parlamentit:

“Turp për të gjithë ju, dhe ata të tjerët si ju, që nuk e keni kuptuar akoma se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni të mundoni njerëzit me pyetje kaq të pakuptonta”, “pyetjet tuaja janë të mjerueshme”, “ju transmetoni si tela bakri, që as nuk kuptohen dhe as zbërthehen”, “po më vini në pozitë idiote me këto pyetje”, “jeni një amplifikator i thashethemeve”, “si mund ta kuptoni kur nuk lexoni”, “është e drejta juaj për të vepruar si budallenj”.

FEG kujton se çdo gazetar ka të drejtën të bëjë pyetje që politikanët mund të mos i pëlqejnë dhe kjo nuk është një arsye për të indimiduar apo sulmuar ata për punën e tyre investigative. Kjo sjellje e përsëritur ndaj gazetarëve shqiptarë, duhet ndalur”.

Federata Europiane e Gazetarëve është organizata më e madhe e gazetarëve në Europë, që përfaqëson rreth 320 mijë gazetarë në 43 vende. Qendra e tyre është në Bruksel.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Prishtinë/ I jepet lamtumira ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Mesazhi i ndjerë i së bijës

Sot në Prishtinë, Kosovë, po i jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit të...
Read More