Orinda Huta dhe Turjan Hyska në pritje të fëmijës së parë

 
 

Pa dyshim që Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë një prej çifteve më të dashur të showbiz-it shqiptar, të cilët vitin e kaluar kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë që mori vëmendjen e të gjithëve.

Mesa duket, lajmet e lumtura nga çifti nuk kanë fund. Familjes së vogël të Orindës dhe Turit do t’u shtohet edhe një anëtar i ri.

Burime pranë “Xing.al” kanë bërë të ditur se çifti shumë i dashur për publikun, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Orinda është disa muajshe shtatzanë, por ka preferuar që këtë lajm ta mbajë të fshehur edhe për pak kohë.

Vetëm disa muaj më parë, mediat aluduan se Orinda ishte shtatzanë, kjo pasi në një foto shfaqej me barkun e fryrë.

Por moderatorja i mohoi të gjitha këto zëra, duke u shprehur se ishte efekti i teminave dhe fustanit me xixa.

Ndërkohë, nuk është bërë e ditur nëse çifti do të jenë prindër të një vajze apo djali.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Crawford: Nëse në SHBA dalin dhe djegin rrugët, diçka është bërë gabim!

  Mark Crawford, kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, i ftuar në...
Read More
CLOSE
CLOSE