Ornela Vorpsi reagon pas shkrimit të Rudina Xhungës

Artistja Ornela Vorpsi e cila gjendet në Tiranë për ekspozitën e saj “Providence” ka reaguar sot në mbrëmje pas një artikulli të gazetares Rudina Xhunga, e cila  shkruante se  kthimi i Vorpsit në vendlindje sfidoi banalitetin e një tufe burrash të pakënaqur, duke ironizuar se mediat dhe opinioni u mor më shumë  me lajmin se Ornela  ka qenë e dashuruar me kryeministrin Edi Rama dhe jo me artin e saj.

“E dashur Rudina Xhunga. Artikulli juaj më preku dhe më  jep shpresën se  në atdheun tonë ka ende njerëz që dinë të  kuptojnë drejt fjalën e vërtetë të dikujt.

Të dish të kuptosh me inteligjencë dhe mirësi është një faktor shumë  i rëndësishëm,  jo vetëm për edukimin e vetvetes por dhe përparimin e një shoqërie të  tërë -sidomos për një shoqëri ku ndodhet sot popull ynë – shoqëri e humbur mbas Mercedes benz- ave dhe getove të pasanikeve që ruhen me policë.

Ju falënderoj nga zemra jo vetëm për veten time,  por për të  gjithë bashkatdhetarët lexues të këtij artikulli kaq inteligjent dhe me vlerë, artikull që i hap porta të tjera horizontesh mbi artin dhe letërsinë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama kërkon një ’18 maj’ të dytë, fton Bashën në bashkëpunim: Ta bëjmë për Evropën

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri ka futur politiken në një debat gjithëpërfshirës,...
Read More