Ornela Vorpsi: Si i rivendosa kontaktet me babain pasi doli nga burgu

 

Gjithçka ka lënë në fillimet e viteve “90 në Tiranë, duket sikur i ulet në prehër me shumë freski dhe aktualitet.

Ornela Vorpsi, artistja multidimensionale shqiptare që lëvron artin e saj tanimë si artiste europiane në zemër të Parisit, kthehet në Tiranë pas tre vitesh dhe zgjedh studion e Top Show Magazine të Alban Dudushit për të rrëfyer me sinqeritet dhe shumë hapur ekspozitën personale PROVIDENCE, e cila e solli në Tiranë  dhe dashurinë platonike e vlerësimin e tejskajshëm për kryeministrin Edi Rama.

“Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur ende Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku kisha ëndërruar gjithmonë. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër. Bënte diferencën me pedagogët e tjerë” – u shpreh Vorpsi në bisedë me Alban Dudushin.

Fatkeqësisht tha ajo, Edi Rama nuk ma ktheu asnjëherë dashurinë, por u bëmë miq të mirë.

“Duhet ta dini, që kur ishte në Paris, magjepsi gjithë Parisin.” – tha Vorpsi e ndërprerë nga Dudushi  i cili u shpreh se ka magjepsur njerëzit rreth tij sepse Parisi është i madh. “Jo, jo. Magjepsi atë Parisin e madh, sepse ka elokuencë dhe kulturë të gjithanshme. A mendoni, a kishte në atë kohë një njeri aq të ri dhe aq të ditur që fliste për filozofinë e Martin Heidegger – i drejtua  Ornela Vorpsi Dudushit.

Në lidhje me miqtë e mbetur në Tiranë të asokohe, Ornela Vorpsi solli ndërmend Mimoza Ahmetin.

“ U dashurova me Mimoza Ahmetin nga ana njerëzore kur isha 18 vjeç. U njohëm në një ekspozitë. Ishte tepër e talentuar dhe kishte shumë ideale. As unë, as Moza nuk jemi lezbike. I duam shumë burrat” -tha Vorpsi në Top Show.

Ajo rrëfeu gjithashtu miqësinë me Jusuf Vrionin dhe Ismail Kadarenë. Ky i fundit në një prej bisedave e kishte kritikuar pse nuk shkruante në gjuhën shqipe.

Ornela Vorpsi kthehet pas tre vitesh në Tiranë me një ekspozitë personale të titulluar Providence.

Duke kujtuar miqtë e mbetur në Tiranë ajo përmend kryeministrin Edi Rama, dikur pedagog i saj në Institutin e lartë të Arteve dhe Mimoza Ahmetin.

“ U njoha me Moza Ahmetin në një ekspozitë. U dashurova me shikim të parë. Ishte dashuri njerëzore. Moza ishte shumë e talentuar dhe kishte shumë ideale. As ajo, as unë nuk jemi lezbike. Ne i duam shumë burrat”- tha Vorpsi në bisedë me Dudushin duke shtuar se largësia bën të vetën dhe qysh atëherë nuk është takuar më me poeten Ahmeti.

Përsa i përket ekspozitës, duke shpjeguar objektet e frymëzimit, ajo shpalosi pasionin për macet. “ Ka shumë piktura me mace sepse unë i dua shumë macet. Një shtëpi nuk është shtëpi nëse nuk ka mace. Kjo pikturë me mace mbart sfondin e kuq sepse ka motive shqiptare. Unë jam lindur dhe rritur në komunizëm ku gjaku ishte i kuq, gjithçka ishte e kuqe”- rrëfeu Vorpsi.

Duke ju rikthyer sërish fëmijërisë dhe kujtimeve të dhimbshme për shkak të burgosjes së të atit, divorcit të prindërve dhe mungesës së figurës atërore në jetën e saj, Vorpsi tregoi se vite më vonë ajo rivendosi marrëdhëniet me të atin. “ Pasi babai doli nga burgu, vite më vonë, sepse unë jetoja jashtë, jam takuar me të. Ai krijoi një familje të re. Unë jam e lumtur për të”  – tha Vorpsi.

E pyetur nga Alban Dudushi në lidhje me qasjen e saj feministe nisur nga krijimtaria e saj që në qendër ka trupin femëror, ajo u shpreh se nuk e konsideron veten aspak feministe dhe asgjë nga përmbajtja e fjalëve që mbarojnë me izëm. “Unë jam humaniste”- u shpreh shkrimtarja Vorpsi.

Gjithashtu ajo foli edhe për dashurinë platonike që lidh kujtimet e saj të rinisë së hershme në bankat e Universitetit me pedagogun e saj të dikurshëm, aktualisht kryeministrin Rama.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Prezantoi platformën ‘Be Best’, Melania Trump akuzohet sërish për plagjiaturë

  Melania Trump, Zonja e parë e Amerikës, bashkëshorte e Presidentit Trump...
Read More