Ortodoksët, meshë për Krishtlindje

i772

Në meshën e mbajtur enkas për Krishtlindje në Katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet, kryepeshkopi Anastas Janullatos, bashkë me urimin për këtë festë të shënuar të të krishterëve, bëri thirrje ndaj besimtarëve dhe gjithë të tjerëve që të mposhtin arrogancën.

Sipas asaj që tha ai, arroganca është një prirje që çon njeriun në rrugë pa krye, e që nuk ka reshtur së minuari bashkëjetesën paqësore. Edhe sot, – tha Janullatos, – arroganca vijon të sundojë nejrëzimin me mënyrat nga më të ndryshmet. Ajo përbuz të vërtetën dhe vepron larg saj. Kjo prirje shoqërohet nga paranoja, dhuna dhe nuk respekton aspak dinjitetin e njeriut.

Mposhtja e arrogancës, siç u shpreh Janullatos, e gjen ilaçin te Jezu Krishti, te mënyra si lindi ai, jeta dhe mësimet e dhëna prej tij, si dhe prania e tij. “Mposhtja e arrogancës dhe përulësia përcaktojnë të fshehtën e fuqisë shpirtërore”, tha kryepeshkop Anastasi, duke e mbyllur me fjalët se më magjepsëse sesa arroganca janë dashuria, lavdërimi dhe përulja.

Shkruar Nga
More from Revista User

parashikimi i motit për sot

Dita e enjte, do të karakterizohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke...
Read More