OSHEE: Vjen sërish drejtori Adrian Çela

Haki Mustafa nuk do jetë më drejtor i OSHEE.

Vendimi u mor nga Këshilli Mbikëqyrës, që ka rikthyer në këtë detyrë Adrian Çelën.

“Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) mori sot vendimin për lirimin e z.Haki Mustafa nga detyra e administratorit të shoqërisë OSHEE sh.a. 

Po me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, z.Adrian Çela u emërua në detyrën e administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE),” thuhet në njoftimin zyrtar.

Mustafa ishte caktuar në këtë detyrë pas marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Ai është i pari nga ministrat dhe drejtorët teknikë që largohet nga detyra.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Qeveri e vogël, hall i madh

Nga Gentian Gaba* Na ishte një herë parlamenti. Na ishin një herë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.