Overdozë heroine: Bota e muzikës në ankth për një tjetër super-yll



Bota e muzikës është në ankth për një tjetër yll. Bëhet fjalë për Demi Lovaton, këngëtaren e njohur, e cila është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

25-vjeçarja u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Hollivud.

Dyshohet se këngëtarja ka marrë një overdozë heroine, edhe pse ajo e ka mohuar.

Për momentin gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar pasi ka marrë mjekim me Narkan.

Ky mjekim i fuqishëm kundër drogës i është dhënë këngëtares teksa ajo ishte pa ndjenja.

Një e afërme e Lovatos tha se tashmë Demi ka nisur të reagojë.

Të dielën në mbrëmje, Demi performoi në një panair dhe harroi fjalët e këngës së saj “Sober” (Esëll).

Demi Lovato është dërguar me urgjencë në një spital në Los Angeles.

Mediat e huaja shprehen, se arsyeja ka qenë mbidoza e heroinës.

Ajo është larguar nga shtëpia e saj pak para mesditës të ditës së martë dhe aktualisht është duke u trajtuar.

Kujtojmë se ajo edhe më herët ka vuajtur nga alkooli dhe droga, ndërsa pas 6 vitesh “esëll” i është kthyer drogave sërish.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Modelja e parë e Arabisë Saudite vendos kushte për revistat e huaja

  Një modele 18 vjeçe nga Arabia Saudite po përgatitet për të...
Read More