Ozil, fantazisti më krijues në Europë?



 

Të dhënat e “Opta Sports”, një kompani statistikash ndërkombëtare e sporteve me seli në Britaninë e Madhe, tregojnë se Mesut Ozil, i cili sapo ka mbushur 30 vjeç këtë të hënë, është tejet i larguar nga ndjekësit e tjerë në Europë kur bie fjala te krijimi i rasteve për gola.

Mesut Ozil duket të jetë ai personazh, që herë i irriton tifozët e Arsenalit, për shkak se shumë prej tyre vënë në dukje mungesën e vazhdimësisë që prej ardhjes së tij te “topçinjtë” në vitin 2013, e në raste të tjera i mrekullon me atë çfarë dhuron në fushë.

Gjithsesi, të akuzosh mesfushorin se nuk ka vazhdimësi në të gjitha aspektet duket shumë e padrejtë, sidomos kur merr në konsideratë një statistikë të veçantë.

Sipas të dhënave të “Opta”-s, 30-vjeçari Ozil ka krijuar më shumë mundësi të pastra për gola sesa të gjithë futbollistët e tjerë të 5 kampionateve elitare të Europës, që prej 1 korrikut të vitit 2006: në total plot 1.033 raste.

Sigurisht, kjo shifër përfshin edhe aktivizimin në ekipet e para të tij, Schalke 04 dhe Werder Bremen, për të kaluar më pas me 3 sezonet e kaluara me Realin e Madridit, si dhe 5 vitet që luan në Londër me “topçinjtë”, duke qenë kështu një shpërndarje mes 3 kampionateve të ndryshme.

Ozil është shumë përpara ndjekësit më të afërt, Dimitri Payet, i cili ka krijuar plot 1.016 raste. Cesc Fabregas është i treti me 932 raste; David Silva i katërti me 886 raste dhe Lionel Messi i pesti me 861 raste.

Dhjetëshen e plotësojnë Eden Hazard (794), Marek Hamsik (740), Juan Mata (723), Francesco Totti (696) and Cristiano Ronaldo (695).

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

“Fjalori etimologjik”, Kolec Topalli merr çmimin “Çabej”

  Për të dytin vit radhazi Akademia e Shkencave ka ndarë çmimet...
Read More