Pabarazia: 5 politikat që ngushtojnë hendekun e të ardhurave në Shqipëri

Politikat e përmendura më poshtë janë një përmbledhje e përvojës ndërkombëtare që ka dhënë efekte të dukshme në tkurrjen e pabarazisë së të ardhurave midis shtresave shoqërore të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.

Politikëbërësit shqiptarë duhet të marrin parasysh politikat dhe zbatimin konsekuent për të ulur pabarazinë, e cila rritet përditë dhe në vetvete është një kërcënim për vlerat e brishta të shoqërisë shqiptare. Rritja e pjesës së të ardhurave për të varfrit dhe garantimi i një rritjeje të shtresës së klasës së mesme është në të vërtetë një vepër e mirë që politika mund të japë për rritjen ekonomike të vendit. Edhe pse faktorët dhe ndikuesit në rritjen e pabarazisë ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin ka vend për të renditur disa politika që mundet të japin ndikimin e fortë në tkurrjen e pabarazisë.

Politikat e përmendura më poshtë janë një përmbledhje e përvojës ndërkombëtare që ka dhënë efekte të dukshme në tkurrjen e pabarazisë së të ardhurave midis shtresave shoqërore të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.

Së pari, është zvogëlimi i evazionit dhe shmangieve tatimore. Politikat e përjashtimit nga tatimet dhe taksat, si dhe krijimi i zonave që kanë përfituar favorizime fiskale nën politikat e nxitjes së investimeve kanë patur një rol të rëndësishëm në krijimin e çarjeve të mëdha të sëndukut të qeverive. Nga ana tjetër, fakti që janë zbatuar në kushtet e një mjedisi informal dhe nën një administrim të dobët kanë prishur balancat e barazisë së individëve përpara ligjit duke krijuar zona dhe streha të favorshme për evazion, dhe në rastin më të mirë për shmangie fiskale. Këto streha fiskale që në praktikën shqiptare kanë qenë favorizuar me tepri për sektorin e bujqësisë, turizmit, si dhe industrisë kanë prodhuar në të tre këta sektorë më shumë informalitet, pabarazi në të ardhura midis individëve, si dhe varfëri e papunësi. Politikat që e kanë nxitur këtë pabarazi, nëse krahasohen me premtimet dhe argumentet që kanë përmendur në këto raste dhe sektorë janë baza ku mbështetet dështimi për nxitje ekonomike, thithje investimesh, por edhe pabarazi të theksuar në të ardhurat e individëve. Nga ana tjetër, individët e pasuruar të angazhuar nga politikanët për të përfituar nga këto përjashtime në kurriz të buxhetit dhe investimeve kanë ndikuar direkt në rritjen e barrës për segmentet e tjera të biznesit dhe në rritjen e informalitetit në këta sektorë.

Mjafton të kujtojmë shumat që individët e pasur transferojnë jashtë vendit në mënyrë ilegale, për të dhënë shembullin më të qartë se ekonomia nuk ka përfituar asnjë vlerë të shtuar, por edhe buxheti ka humbur të paktën 7 miliardë USD në këto 15 vitet e fundit nga taksat e munguara dhe mungesa e qarkullimit të këtyre fondeve në ciklin e ekonomisë shqiptare.

Edhe pse përpjekje dhe politika hartohen dhe hidhen për zbatim, ku Shqipëria ka edhe angazhime për të zbatuar nga pjesëmarrja në organizatat ndërkombëtare të krijuara për të luftuar fenomene të tilla nuk duket se kanë arritur në atë standard që të bëjnë ndryshimin për të ardhmen.

Ky konkluzion mbështetet nga fakti i prezencës masive të ekonomisë informale dhe nivelit të evazionit ende të pacenuar në pikat e dobëta të tij.

Së dyti vjen, rritja e investimeve në shërbimet publike. Politikat që na ka vënë përpara qeveria për të argumentuar faktin pse ka zgjedhur masat shtrënguese janë lidhur me konsolidimin e financave publike dhe krijimi i një baze të sigurt të buxhetit dhe politikave fiskale së bashku për të nxitur rritjen ekonomike dhe për këtë arsye premtimi që mban mbi vete kjo politikë është se do të përfitojnë të gjitha pjesët e shoqërisë, e veçanërisht ata që i përkasin shtresave të niveleve të ulëta dhe të mesme. Qeveritë shpesh prezantojnë frikën e borxhit dhe deficitit për të justifikuar shkurtimet buxhetore, si dhe mungesa në politikat dhe administrimin e dobët të financave publike. Megjithatë, historia ka treguar se në të vërtetë masat shtrënguese për më shumë se dy vite fiskale kanë dështuar në aspektin fiskal, ekonomik dhe politik.

Një pjesë e madhe e mekanizmit përballues për krizën financiare në Europë ishte pikërisht zbatimi i politikave me masa shtrënguese rigoroze. Në të kundërt, SHBA iu drejtua politikave të stimulit financiar dhe tani po korr të mirat e kësaj politike. Nuk duhet harruar se SHBA ishte në syrin e ciklonit financiar në krahasim me situatën europiane.

Shumë prej ekonomive europiane që miratuan masa shtrënguese janë në pozita të të ndenjurit në vend dhe janë duke luftuar për të shlyer borxhet e tyre. Jo vetëm që politikat shtrënguese që zbatuan po pengojnë rritjen ekonomike të tyre, por një efekt dytësor ka rezultuar në rritje të pabarazisë së të ardhurave duke vënë shtresat më të varfra të shoqërisë në një disavantazh edhe më të madh.

Shumë ekonomistë kanë argumentuar se investimet në shërbimet publike janë një alternativë favorizuese që nxit produktivitetin e sektorit privat, investimet dhe punësimin.

Së treti është rritja e pagave. Çështja më thelbësore e pabarazisë së të ardhurave është se ndërsa të ardhurat e disa të zgjedhurve nga politika e sëmurë vazhdojnë të rriten me shpejtësi, pjesa më e madhe e popullsisë në punë dhe jo janë ose po ecin ende nën nivelin e varfërisë apo në drejtim të kundërt me kategorinë e përzgjedhur për t’u pasuruar.

Në shumë vende, pabarazia fillon në tregun e punës. FMN-ja thotë se erozioni i pagave minimale është i lidhur me rritjen e konsiderueshme pabarazisë së përgjithshme.

Sipas organizatës ndërkombëtare të punës (ILO), vendet e zhvilluara janë më të rrezikuara nga pabarazia e të ardhurave, ndërkohë që disa vende në zhvillim kanë dëshmuar një tendencë të tkurrjes së pabarazisë, ku po mbizotëron praktika e shpërndarjes më të barabartë të pagave dhe punësimit.

Por një nga temat më tabu të politikës është paga minimale. Edhe në ekonomitë më të avancuara, paga minimale ka mbetur në vend.

Bizneset shpesh hezitojnë për të rritur pagat, si pasojë e një llogaritje të thjeshtë që vjen nga ekuacioni se paga më të larta janë të barabarta me më pak fitime. Megjithatë, pagat e rritura kanë provuar se ka përfitime aty ku ato janë zbatuar. Punëtorët e paguar më mirë rezultojnë në një produktivitet më të madh, një rënie të mungesave në punë dhe një rritje në qarkullim. Përveç kësaj, pagat më të larta shkojnë në konsum duke rritur kërkesën për mallra dhe shërbime.

Njohja e pagave minimale për standardet bazë të jetesës (minimumi jetik) sipas referencave ndërkombëtare (një llogaritje në bazë të kostos bazë të jetesës) do të prodhojë përfitime si shoqërore, po ashtu dhe ekonomike. Punëdhënësit mund të stimulohen për të rritur pagat vullnetarisht pikërisht duke u bazuar te një minimum jetik apo standard bazë i jetesës. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e vendit mund të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të zbatuar një pagë që niset nga minimumi jetik në të ardhmen e afërt.

Së katërti është qasja më e mirë ndaj financimeve. Përveç rasteve të zgjedhur si tregime të suksesshme të hapjes së disa bizneseve të reja, e vërteta është se prej disa vitesh, investitorët kanë shmangur në masë të madhe bizneset e mëdha. Rreziku i investimit në biznese të mëdha pengon aftësinë e ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) të afrohen drejt burimeve të financimit. Ekonomia aktualisht është ngushtë me financime kapitale për sipërmarrësit,  duke ruajtur kështu ende një cikël të varësisë, produktivitet të humbur dhe rritje të pabarazisë.

NVM-të kanë një efekt pozitiv lidhur me marrëdhëniet që krijohen nga pronarët e tyre me punonjësit, klientët dhe komunitetet. Një qasje më e mirë ndaj kapitalit do të japë mbështetjen e nevojshme për sipërmarrësit me pak ose aspak të ardhura për t’u dhënë atyre aftësinë për të qenë të aftë të vetë menaxhojnë bizneset e tyre. Qeveria duhet të nxitë investitorët për të siguruar kapital për bizneset e vogla, të cilat mund të realizohen nëpërmjet programeve të kreditimit publik dhe privat.

Së pesti është transparenca e politikave ekonomike gjatë procesit të zbatimit të tyre. Veçanërisht në vendet në zhvillim, mungesa e transparencës është problematike, kur vjen fjala për politikën ekonomike në procesin e zbatimit. Një sistem, të cilit i mungon transparenca tenton të kultivojë nivele të larta të korrupsioni. Sipas Transparency International, ka një korrelacion të fortë negativ ndërmjet korrupsionit dhe nivelit të PBB-së për frymë. Korrupsioni pengon shpenzimet e nevojshme të qeverisë, të cilat ndikojnë në mirëqenien sociale dhe krijojnë pabarazi në masë.

Në një studim të FMN-së, thuhet se organizatat që janë nën një ndikim të konsiderueshëm të korrupsionit dhe pabarazisë së të ardhurave, rezultojnë me një devijim standard të pikëve në rritje të korrupsionit dhe me një reduktim të të ardhurave për të varfrit me 7.8 për qind në vit.

Studimi argumenton se rritja e ulët ekonomike, një sistem tatimor i njëanshëm dhe që praktikisht (përtej asaj që përcakton ligji) favorizon de facto nivelet e pasura dhe të mirëlidhur me politikën, e japin efektin drejtpërdrejt në uljen e shpenzimeve sociale dhe aksesin e pabarabartë ndaj arsimit dhe shërbimeve publike që faktikisht të gjitha rritin pabarazinë akoma më tej.

Politikat për të përmirësuar aftësitë për të gjithë, që sigurojnë se infrastruktura e një vendi i plotëson nevojat e saj dhe që inkurajojnë përshtatjen e ekonomisë me inovacionin dhe teknologjinë janë të gjitha thelbësore për të nxitur rritje dhe për të siguruar një prosperitet më përfshirës se deri më sot.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Një shqiptar “koka” e bandës, si shitej droga me logon e Ronaldos

Kur kanë kaluar 24 orë nga operacioni i policisë së Madridit, i...
Read More