Paç fatin e Meghan Markle! Ja 3 princa beqarë, për të provuar fatin tuaj

Sa janë shanset që të hasësh princin Harry të Britanisë në një ndeshje polo, ta bësh të bjerë në dashuri me ty, të dilni, të të propozojë dhe ta gjesh veten pjesë të familjes mbretërore?!

A s’është me fat Meghan Markle, apo jo? Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë situatë!
Të bëjmë llogaritë tani, sa princa beqarë kanë ngelur?

Princi Amedeo i Belgjikës? I zënë. Princi Carl Philip, Dukë i Värmland? S’është në treg. Frederiku i Danimarkës? Martuar me kohë.

Kush ka ngelur? Ja 3 princa beqarë, për të cilët mund të ëndërroni tërë ditën. Mbase do t’ju trokasin një ditë në derë!

1. Princi Hussein bin Abdullah i Jordanisë

Princi 23-vjeçar, bir i mbretit Abdullah dhe mbretëreshës Rania, jo vetëm është mbretëror, por edhe yll Instagrami, me plot 1.1 milionë ndjekës. Angela Merkel-in e ka shoqe fotoje, dhe hedh shpesh shkrepje të vetes duke luajtur futboll.

Goxha simpatik, gjithashtu!

2. Princi Jean Christophe Napoléon Bonaparte

Po, nipi i Napoleon Bonapartit dora vetë! Në fakt, stër-stër-stër-stër-nipi i tij. Vërtet monarkia franceze u hoq në shekullin e 18-të, por princi Jean në Francë është si princi Leka në Shqipëri.

Është edhe bukurosh!

3. Princi Sebastien i Luksemburgut

Apo më mirë të themi Lartmadhëria e tij Princi Sébastien Henri Marie Guillaume, Princi i Luksemburg, Princi i Nassau dhe Bourbon-Parma? 25-vjeçari është oficer i ushtrisë së Luksemburgut, dhe si më i riu ndër 5 vëllezër e motra, s’do të jetë ndonjëherë mbret.

Akoma më mirë, sepse ka më tepër kohë për partneren e tij të ardhshme!

Shkruar Nga
More from Revista User

Roger Moore kishte shkruar një autobiografi para se të vdiste

Bëhet e ditur se Roger Moore ia kishte dorëzuar një botuesi autobiografinë...
Read More