Padia e plotë, pronari i “Audit” akuzon 6 policët e Elbasanit

I përfolur si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, jo vetëm vetë po edhe djali i tij, i cili tashmë është në kërkim, biznesmeni i njohur prej më shumë se dy dekadash në vendin tonë ka zgjedhur në mënyrë krejt origjinale për t`iu përgjigjur policisë për rastin e përplasjes së 18 shtatorit. Petrit Çela, me anë të avokatit, ka bërë një kallëzim ditën e djeshme duke bërë si objekt të këtij kallëzimi pikërisht nëndrejtorin e Policisë së Elbasanit, katër vartësit e tij dhe një oficer të Policisë Gjyqësore. Historia që nisi si një tentativë shpëtimi të një personi që kërko0nte ndihmë u transmetua më pas si një pjesë operacioni që lidhej me identifikimin dhe sekuestrimin e makinave luksoze që dyshoheshin se kishin prejardhjen nga paratë e krimit.

Por historia e asaj nate në Elbasan, duket që nuk është vetëm histori e një kontrolli rutinë apo si plan operacional për bllokim mjetesh. Të dhënat e mëvonshme tregojnë fakte të tjera që kanë të bëjnë me probleme serioze që policia dhe prokuroria kanë me të fortët e atij qyteti e jo vetëm sot, po prej më shumë se një dekade, në fakt gjithë zinxhiri i funksionimit të drejtësisë për grupet kriminale në atë vend ka dështuar, si në thuajse gjithë grupet e fuqishme të vendit tonë. Por Elbasani ka prodhuar një hakmarrje të frikshme prej më shumë se dhjetë vitesh, hakmarrje që nuk ka kursyer edhe sulmet brutale ndaj familjeve të caktuara në Elbasan.

“Shekulli” boton të plotë objektin e kallëzimit të kryer nga ana e biznesmenit Petrit Çela i cili u akuzua nga ana e policisë pasi dyshohej se mjeti audi i zi dhe i blinduar ishte i djalit të tij i cili iu ka rrezikuar jetën punonjësve të policisë. Në fakt as policia, as prokuroria dhe aq më pak gjykata nuk dinë të thonë se çfarë ndodhi në ato pak momente dhe përse kishte dalë policia në rrugë për të ndaluar një “Range Rover” brenda të cilit u gjend një person, emri i të cilit kishte hyrë në shkresat e policisë dhe të prokurorisë si personi që kishte kryer një atentat me antitank në biznesin e fisit Çapja. Por as policia, as prokuroria dhe sigurisht as gjykata nuk e dokumentuan asnjë prej akuzave që binin mbi të riun, i cili në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë u vunë nën dyshime të forta për atë atentat, por që policia nuk kishte patur as kohë as mundësi t`i përgjonte, ndërsa prokuroria ishte bindur për pamundësinë logjistike dhe fizike të kolegëve të policisë për të kryer urdhrin e lëshuar nga prokurori!.

Padia

“Kallëzues: Petrit Çela, lindur e banues në Elbasan!

I kallëzuar: Gjergji Oshafi, lindur në Pogradec e banues në Tiranë

Gerald Agalliu, 1990, lindur në berat, banues në Tiranë, specialist në seksionin e krimeve në Elbasan

Ylli Bici, 1980, lindur në Gramsh e banues në Tiranë, punonjës policie në Elbasan

Berti Shati, 1994, lindur e banues në Gjinar, Elbasan, punonjës policie në Elbasan

Andi Buzani, 1985, lindur e banues në Elbasan, punonjës policie në Elbasan

Arjet Jança, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë drejtorisë së Policisë Elbasan.

Kërkohet ndjekje penale e të akuzuarve për veprën penale të: shpërdorimit të detyrës, kryerjen e veprimeve arbitrare, shkelje e paprekshmërisë së banesës, moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, detyrim për të kallëzuar provën, kallëzim i rremë, deklaratë e rremë përballë prokurorit dhe deklaratë e rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore-të kryera në bashkëpunim.

I nderuar zoti prokuror

Kallëzuesi është ortak i vetëm e administrator i shoqërisë ‘Çela P’ sh.p.k., me seli në lagjja “Dyli Haxhire” tregu i fruta perimeve Elbasan!

Në datën 18.09.2017, rreth orës 20.00, nga punonjës të drejtorisë vendore të policisë së Elbasanit është bërë ndalimi i një automjeti në pronësinë time përpara ambienteve të tregut i cili në atë orë është mbyllur.

Sipas të dhënave të përhapura nga organet e policisë, mjeti është ndaluar për verifikim dhe janë shoqëruar dy personat që ndodheshin në mjet për verifikim në drejtori, të cilëve nuk u është gjetur në posedim në mjet apo me vete asnjë send i jashtëligjshëm dhe as kanë kryer ndonjë veprim të kundraligjshëm.

Shkaku që po paraqes këtë kallëzim ka të bëjë me faktin se nga m,momenti i ndalimit të mjetit e në vijim të asaj dite në të gjitha publikime e informacionet e dhëna në media është paraqitur sikur unë e familjarë të mi jemi persona të rrezikshëm, me të dhëna kriminale duke krijuar një situatë krejt të panatyrshme e të paqenë. Për më tepër në të gjitha deklarimet e bëra nga këta persona përpara OPGJ për përshkrimin e ngjarjeve e fakteve të ndodhura atë ditë përpara del që nuk përputhen.

Theksoj se në bazë të të dhënave të pasqyruara në regjistrimet e kamerave të sigurisë së tregut rezulton krejt e kundërta e atyre çfarë kanë deklaruar e paraqitur si rrethana të ngjarjes të akuzuarit. Siç mund të konstatoni nga përmbajtja e regjistrimeve, krahasuar me veprimet e kryera nga këta persona, rezulton se të kallëzuarit kanë kryer veprime në kundërshtim me rregullat e rregulloret e policisë dhe me veprimet vijuese janë përpjekur të mbulojnë shkeljet e kryera duke arritur deri aty sa akuzojnë padrejtësisht persona të pafajshëm e regjistrojnë procedime penale me fakte të shtrembëruara duke shkelur në këtë mënyrë të drejtat e shtetasve.

Në mënyrë të veçantë theksoj faktin se janë shtrembëruar faktet në lidhje me ecurinë e ngjarjes, veprimet e kryera nga mjetet, persona prezent si dhe veçanërisht me përdorim të armëve nga punonjësit e policisë. Siç mund të konstatohet lehtësisht nga procesverbali i këqyrjes së mjetit rezulton se punonjës policie kanë shtënë në drejtim e mbi automjetin dhe mbi në ajër siç kanë deklaruar.

Për më tepër edhe paraqitja e dinamikës së vendngjarjes është ndryshuar në aktin e realizuar prej tyre, pasi nga regjistrimet del qartë se veprimet e kryera nga punonjësit e policisë janë të kundërta me sa kanë deklaruar e me sa është shpërndarë në media. Për më tepër, mediatizimi i kësaj ngjarjeje nëpërmjet të dhënave të shtrembëruara ka hedhur blatë mbi mua e mbi familjen time në mënyrë të padrejtë du8ke na dëmtuar padrejtësisht.

Veprimet konkrete të të akuzuarve plotësojnë kushtet ligjore për të`u cilësuar si vepër penale, pasi objekt i veprës dëmi i shkaktuar është konkret. Të kallëzuarit, si subjekte të veprave penale, janë të përgjegjshëm duke ekzistuar i plotësuar dhe kushti ligjor në lidhje me dëmtimin e interesave të shtetasve.

Veprimet e të akuzuarve në vështrim të dispozitave të Kodit Penal, përbëjnë vepër penale dhe janë ligjërisht të dënueshme.

Në këto kushte paraqes këtë kallëzim penal ndaj të kallëzuarve dhe kërkoj nga ana e prokurorisë ndjekjen penale të të akuzuarve për këto vepra penale”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kurtz: Për shkak të Brexit, BE ndodhet para momentit historik

Shefi i diplomacisë austriake, Sebastian Kurtz, vlerësoi se BE-ja për shkak të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.