“Pajisja e përgjimit, në duart e italianëve të Interforcës”



Sali Berisha dhe Alfred PezaDeputeti Alfred Peza, citoi dje një shkresë zyratre ku thuhej se “aparatura nuk gjendet në policinë shqiptare por zotërohet nga misioni italian i “Interforcës”

Deputeti socialist, Alfred Peza tha mbrëmë në “Opinion” se ‘pajisja e famshme nuk gjendet në policinë shqiptare, por zotërohet nga misioni italian i “Interforcës”, që operon në Shqipëri.

“Është përdorur në datat 3 dhe 4 mars 2016” -tha Peza, duke qenë i pari që zbuloi kohën që është vënë në përdorim aparatura, por pa përcaktuar a ka qenë për përgjim apo trajnim.

Sipas Pezës, që iu referua materialeve zyrtare, pajisja bën skanim të rrjetit celular mobile, identifikim të celularëve në marrjen e isei dhe imei, gjurmimin e trafikut të telefonatave.

Kurse Ardian Çipa, zëvendësdrejtor i policisë së shtetit, u mor dje në pyetje në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me pajisjen e përgjimit që disponon policia shqiptare.

Sipas ABC News, Çipa mësohet se ka dhënë sqarime për rrethanat në të cilat është marrë pajisja e përgjimit dhe përdorimin e saj nga policia.

Në ditët në vazhdim, pritet që edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako, të japë shpjegime në prokurori.

Organi i akuzës ka kërkuar nga policia pajisjen e përgjimit, por sipas uniformave blu ajo i përket Interforcës italiane.

Një ditë më parë, ministri i Brendshëm tha se bëhet fjalë për një pajisje që vetëm lokalizon numrat e telefonit dhe nuk përgjon bisedat apo mesazhet në celular.

Italianët

Prokuroria e Tiranës nuk ka marrë ende asnjë përgjigje nga Ambasada dhe Interforca italiane, për aparaturën që dyshohet se përdoret nga policia e shtetit për përgjimin e celularëve.

Burime pranë organit të akuzës në kryeqytet, konfirmuan faktin se ende nuk ka një përgjigje për llojin e programeve dhe aparaturave që Interforca përdor në rast ndihme ndaj policisë së shtetit.

Sipas akuzës, krahas pritjes së përgjigjes nga ambasada, prokuroria i ka kërkuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të evidentojë nëse ndonjë pajisje e tillë përgjimi është regjistruar në sistemin e tyre apo të jetë zhdoganuar, duke kërkuar praktikën e ndjekur nga dogana në rastin konkret.

Për hetimin dhe zbardhjen e çështjes, ka apeluar edhe Presidenti Bujar Nishani, i cili ka kërkuar nga prokuroria të dërgojë para përgjegjësisë penale të gjithë individët e përfshirë në skandalin e përgjimeve.

Nga ana tjetër, burimet pranë prokurorisë, i thanë ABC News se pajisa e identifikimit të numrave të telefonit të individëve të ndryshëm, prej vitesh përdoret nga Policia e Shtetit.

Kjo aparaturë, thonë burimet, ka ekzistuar dhe është përdorur shpesh në operacione dhe goditje të personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, qoftë në identifikimin e numrave që kanë në përdorim, por edhe vendndodhjen dhe lëvizjet e tyre.

Kjo pajisje, thonë prokurorët, është përdorur edhe pranë ambienteve të burgjeve, për të identifikuar numrat me të cilët personat e ndaluar përdorin apo drejtonin grupe kriminale nga burgu me telefon.

Por të gjitha këto veprime procedurale, thonë hetuesit, janë kryer me miratimin dhe njoftimin e prokurorit të çështjes dhe në asnjë rast nga policia në rrugë operative.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

UET Press e Mapo Editions provokojnë me emrat dhe titujt

“KM” nga Ben Blushi, “Pushteti” nga Blendi Fevziu, “Esat Pasha” nga Ilir...
Read More