“Pak e keni serbin”: Pronari i hotelit kërkon falje pas skandalit me pushuesin kosovar

Publikimi i disa mesazheve të shkëmbyera midis një pushuesi nga Kosova dhe punonjësve të një hoteli në Durrës, ka shkaktuar zemërim të madhë në anën tjetër të kufirit.

Nga faqja zyrtare e këtij hoteli, pushuesit kosovar i janë dërguar disa mesazhe ofenduese pasi ai nuk rezervoi dhomën për të cilën u interesua.

“Ju jeni racë m*ti dhe racë derri – pak ua kanë bërë serbët”, ishte një prej mesazheve që i mbërriti shtetasit Leutrim B.

Për ngjarjen ka reaguar pronari i hotelit, Indrit Nuredini, i cili në një komunikim me ‘Insajderi’ e kalon përgjegjësinë te recepsionisti 17-vjeçar, të cilin thotë se e ka larguar nga puna.

Nuredini thekson se i mirëkupton reagimet nga vëllezërit kosovarë dhe për ngjarjen kërkon falje publike.

“Ne kërkojmë ndjesë publike përsëri. Atë mesazh e ka shkruar një recepsionist i hotelit, i cili është larguar menjëherë nga puna. Kjo ishte e tëra që mund të bënim, për shkak se ai është vetëm 17-vjeçar. Ne e mirëkuptojmë gjithë reagimin e bërë nga vëllëzërit tanë kosovarë, për shkak se ofendimi ka qenë shumë i rëndë. Prandaj, ju lus që të na mirëkuptoni edhe ju neve. Ai ka qenë një i mitur që nuk ka ditur se çfarë po shkruan”, është shprehur Nuredini.

Pronari i hotelit i është drejtuar me anë të një mesazhi edhe pushuesit kosovar, ku i kërkon falje për fjalët e përdorura nga stafi i tij.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten sërish, sepse turizmi në vendin tonë nuk mund të zhvillohet në këtë mënyrë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Berisha: Do të vërshojnë 500 mijë njerëz, Basha: Nesër inaugurohet Republika e Re, OSBE: Nuk ka vend për dhunë

Një ditë përpara protestës së paralajmëruar të opozitës, prezenca e OSBE në...
Read More