Pak para dasmës, babai i Meghan shtrohet në spital në gjendje të rëndë



 

Babai i Meghan Markle, Thomas nuk do të jetë i pranishëm në dasmën mbretërore, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni ne zemër.

Kjo periudhë përpara dasmës të së bijës ka qenë shumë stresuese për Thomas, dhe ai ndihet shumë keq që nuk do ta shoqërojë Meghan drejt altarit.

Thomas, pësoi një goditje në zemër, 7 ditë më parë kur vëllai i Meghan, i shkroi një letër princit Harry, ku i kërkonte atij të mos martohej me aktoren.

Sipas Marie Claire, Meghan dhe princi Harry janë shumë të shqetësuar për Thomas, dhe po e ndihmojnë në këto momente aspak të lehta, edhe pse raportet e tij me Meghan nuk janë shumë të mira.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Tiranë/ Zjarr i madh në një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzez

  Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh në...
Read More