Pakistan largon organizatat bamirëse, mijëra persona do të mbesin pa ndihma

Grupet ndërkombëtare për ndihmë të cilat janë urdhëruar të largohen nga Pakistani kanë thënë se mijëra viktimave të dhunës dhe fatkeqësive natyrore mund t’iu ndalohet kujdesi për shpëtimin e jetës, si rezultat i këtij vendimi.

Autoritetet pakistaneze kanë urdhëruar për largimin e 20 organizatave të bamirësisë brenda dy muajsh, duke përfshirë Fondacionin për Shoqëri të Hapur të Goerge Soros dhe organizatën e bamirësisë për ndihmën ndaj grave, kanë thënë këto organizata dhe zyrtarë të ministrisë së Brendshme.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka thënë se këtyre organizatave u janë dhënë 90 ditë për të bërë kërkesë ndaj këtij vendimi, mirëpo nuk “është e qartë se si mund të zhvillohet ky process”.

Forumi Humanitar në Pakistan, i cili përfaqëson grupet ndërkomëbtare për ndihmë, ka thënë se nga puna e këtyre organizatave përfitojnë rreth 29 milionë persona në Pakistan.

Ky hap i qeverisë ishte menduar vite më parë, pasi sipas tyre disa prej këtyre grupeve janë përdorur si fronte të spiunazhit nga vendet Perëndimore.

Muajin e kaluar është dëbuar edhe organizata Mjekët pa Kufij, e cila është detyruar të largohet ndonëse aktiviteti i saj ishte shtrirë afër kufirit afgan, ku qeveria është përleshur me grupe ekstremiste gjatë viteve të fundit.

Pakistani ka miratuar kufizime të ashpra për organizatat e bamirësisë që prej deklaratave të dyshimta se grupi Save the Children ka nisur një fushatë të rrejshme të vaksionimit, përmes së cilës CIA ka pasur qëllim të gjejë se ku ishte duke jetuar më 2011, lideri i atëhershëm i Al-Qaeda, Osama bin Laden.

Save the Children i ka hedhur poshtë këto akuza.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndoshta ky është shkaku: Kështu femrat e largojnë mashkullin nga vetja

Shumica e femrave, me qëllimin që të ndërtojnë lidhje të përsosur, përplot...
Read More