Pakistan: Nga eksplodimi afër një xhamie ka të vrarë dhe të plagosur

pakistan

Një eksplodim në rajonin Paraçinar në Pakistan, i banuar kryesisht me popullatë shiite, janë vrarë së paku 5 vetë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë, kanë thënë zyrtarët.

Administratori qeveritar, Zahid Hussain, tha seshpërthimi i sotëm ishte shkaktuar nga një bombë afër një xhamie shiite dhe tregut të qytetit.

Dëshmitarët thanë se së paku tetë vetë janë vrarë në Paraçinar, që është kryeqytet i rajonit fisnor Kurram, në kufi me Afganistanin.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim.

Nga një eksplodim i tillë në Paraçinar më 21 janar, ishin vrarë 24 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Për këtë sulm, përgjegjësinë e patën marrë talibanët pakistanezë.

Shkruar Nga
More from Revista User

5 premtimet që meshkujt thonë se do i mbajnë, por nuk e bëjnë kurrë

Kur jemi në një marrëdhënie, në fillim të gjithë bëjmë premtime, por...
Read More