Palestrat të paralajmërojnë përdoruesit për rreziqet e steroidëve



gym

Menaxherët e palestrave duhet të paralajmërojnë klientët e tyre kundër përdorimit të steroidëve të rrezikshëm, pas një rritjeje të përdorimit të drogave stimuluese të trupit, të nxitur nga kultura moderne e imazhit, njoftojnë ekspertët e shëndetësisë.

Instituti britanik i shëndetit ka kërkuar që pronarët e palestrave publike të veprojnë duke paralajmëruar dhe të veprojnë ndaj njerëzve që përdorin drogat stimuluese të performancës dhe imazhit, pas raportimeve alarmante te rritjes së abuzimit më steroidët anabolikë, që përdoren nga rreth 60 000 njerëz në Britani. Efektet anësore të tyre janë çrregullime humori, sëmundje të zemrës dhe inflamacione të lëkurës. Prodhimi dhe shpërndarja e steriodëve është ilegale në Britani por zotërimi i tyre jo.

Shumë substanca stimuluese të injektueshme shoqërohen me rrezikun e sëmundjeve të transmetueshme të gjakut si HIV, teksa tregtarë të paskrupullt online shpeshherë ofrojnë produkte të falsifikuara.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Policia në kërkim të Birçes, mashtronte dhe zhvaste vlonjatët për çertifikata pronësie

Një 45-vjeçar nga Vlora është shpallur në kërkim nga Policia sepse mashtron...
Read More