Palët me dy raporte? A po ndryshon qëndrimin e saj PS?

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se mbledhjet e Këshillit të Mandateve bëhen me dyer të mbyllura.

Ai iu përgjigj kështu komenteve të PD, se seanca duhet të jetë me dyer të hapura.

Balla tha se mund të ketë dy ose tre raporte që do i dërgohen seancës.

Ai e përdori këtë si shembull, por në media po spekulohet se palët do dalin me dy raporte të ndryshme për Saimir Tahirin.

“E ndjeva si detyrim që të ndaj me ju shpjegimin e arsyes se përse faza përfundimtare e Këshillit të Mandateve është e mbyllur. Në 26 vjet të Kuvendit të Shqipërisë, në të gjitha rastet, kjo pjesë ka qenë gjithmonë e mbyllur.

Dhe raste më tipike po ua them: Për deputetin Lulzim Basha, diskutimet janë bërë të mbyllura.

Diskutimet për deputetin Fatmir Mediu janë bërë me dyer të mbyllura.

Për deputetët Nikollaq Neranxi, Dritan Prifti, Ilir Meta janë bërë me dyer të mbyllura.

Mua më vjen shumë keq dhe nuk e dini sa keq po dalin deputetët e PD në një përpjekje qesharake.

Këshilli paraqet raportin në seancë, në seancën e parë që pason. Nëse raporti do jetë gati të mërkurën, do shkojë të mërkurën në seancë,” tha Balla.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Gerta qau pak

Nga Edison Ypi Gerta qau pak. Gerta duhej të qante më shumë....
Read More