Pallati Kulturës kthehet në magazinë

Pallati kulturës në Kuçovë, nga një objekt kulture për argëtimin e të rinjve ,tashmë është kthyer në magazinë . Pallati kulturës i vetmi për qytetin e naftëtarëve, ku kryheshin aktivitete kulturore, tashmë shërben për tregtimin e mobileve, në një kohë që të rinjtë hallakaten rrugëve dhe kur qyteti nuk ka asnjë objekt kulturor.

Pallati kulturës u ndërtua nga shoqëria italiane AIPA dhe ka shërbyer për aktivitete kulturore edhe gjatë pushtimit fashist. Kjo godinë tashmë është dhënë me qera nga drejtuesit e sindikatave, për interesat e tyre, në një kohë që në Kuçovë nuk është parë ndonjë sindikatë që të dalë e të mbroje interesat e punëtorëve.

Disa herë qytetarët e këtij qyteti, kanë kërkuar deputetëve, drejtuesit e baskisë që të ndërhyjnë pranë qeverisë për t’iu kthyer pallati kulturës duke mos ekzistuar një pallat kulture dhe aktivitetet kulturore janë drejt zhdukjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çiljeta pranon lidhjen me Alban Hoxhën: Ja çfarë dashuron tek ai…

Në rrjetet sociale ata kishin kohë që i shprehnin dashurinë njëri-tjetrit, por...
Read More