Paloka: Tahiri duhet arrestuar pas publikimit të fakteve të reja

Partia Demokratike i është rikthyer sërish çështjes ‘Tahiri’, teksa thotë se ka fakte të reja që tregojnë implikimin e ish-ministrit në trafikun e drogës me grupin e Habilajve.

Pas deputetit Enkelejd Alibeaj, edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka deklaruar se partia opozitare më e madhe në vend disponon fakte të reja mbi Tahirin, duke kërkuar kështu dhe arrestimin e ish-ministrit.

“Faktet e reja.

Prokuroria duhet te rikerkoje arrestimin e Tahirit dhe te gjithe atyre qe rezultojne ne lidhjet kriminale Habilaj-Tahiri. Nuk kane qene te pakta provat qe inkriminonin Tahirin as ne argumentimin e kerkeses se pare te Prokurorise se krimeve te renda per arrestimin e tij, por Rama urdheroi bllokimin e drejtesise nepermjet votave te maxhorances.

Sot jemi nen driten e provave te reja te dala prej pergjimeve mbi lidhjet direkte dhe bashkepunimin kriminal te drejtorit te policise emeruar nga Tahiri me Habilajt, “kushot” e Tahirit dhe shoferin e Tahirit. Por jo vetem kaq; te tjera lidhje te mohuara deri me sot , si ato midis Tahirit dhe Sotes, bashkeshortes se Tahirit dhe Sotes apo dhe shoferit te Tahirit qe duket eshte zgjedhur shpesh si ndermjetes, demaskohen nga pergjimet e zbardhura se fundmi,” shkruan Paloka.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Ta rivitalizojnë ilustrimin shqiptar

Shkolla jonë e arteve, nuk pati një atelie të veçantë për ilustratorët....
Read More