Pamjet e bukura: Nis bora, por sinoptikanët kanë një lajm

Në zonën verilindore kanë nisur reshjet e para të borës.

2-0

Picture 1 of 16

Moti i keq me erë të fortë e shira përfshiu qytetin e Kukësit pasditen dhe mbrëmjen e së premtes (6 tetor) ndërsa disa pemë u thyen dhe u rrëzuan si pasojë e stuhisë.

Në liqenin e Fierzës, si rrallë ndonjëhëre pati dallgë.

Temperaturat pësuan rënie drastike, nga 24 gradë që ishin deri në mesditë ato zbritën në 9 gradë celsius.

Nuk është raportuar për ndonjë problematikë përveç ndërprerjeve të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra periferike.

Duket se dimri në këto zona sapo ka nisur.

Por, sipas parashikimit të Meteoalb, nuk duhet të shqetësoheni, pasi i ftohti nuk do të vazhdojë gjatë. Është thjesht, një dimër i shkurtër në mes të vjeshtës.

“Tetori do jetë vjeshtë tipike, mëngjese dhe netë të freskëta, ndërsa mesdita relativisht e ngrohtë,” parashikon Meteoalb.

Sa i përket parashikimit për këtë të shtunë, në orët e para të ditës do të ketë vranësira e shira në pjesën më të madhe të vendit, si dhe dëborë në zonat e thella Verilindore.

Gjatë paradites, vranësirat largohen gradualisht drejt Lindjes, ndërsa ultësira perëndimore kthjellohet. Pasditja, por kryesisht mbrëmja sjellin sërish kthjellime në territor.

Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie me 7 – 8°C në të dy vlerat ekstremale ditore të cilat do të luhaten nga -2°C në 19 –20°C.

Shkruar Nga
More from Revista User

Assad thyen heshtjen: Historia po shkruhet, fjalët janë shumë të vogla krahasuar me atë që po ndodh!

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, tha në një intervistë të enjten se...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.