Pamjet e shpërthimit tronditës në Shkodër bëjnë xhiron e botës: Kush ishte Lul Kulla

Pamjet dhe lajmi për shpërthimin e tritolit në Shkodër kanë bërë xhiron e botës.

Në pamjet që ngjajnë me ato që shihen në vendet e Lindjes së Mesme, dallohen rrënojat dhe personat e plagosur.

Mediat e mëdha në mbarë botën kanë raportuar një artikull të AP për ngjarjen.

Aty thuhet se shpërthimi me TNT plagosi pronarin e një godine dhe shtatë kalimtarë.

Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Për ironi, shpërthimi ndodhi në kohën kur qeveria po fliste me superlativa për punën e policisë në 105-vjetorin e krijimit të saj.

Objektiv i shpërthimit ishte Lulzim Kulla, 42 vjeç, i njohur edhe si i ‘forti’ i Shkodrës.

Lulzim Kulla është një person me precedentë të mëparshme penale dhe i skeduar nga policia e Shkodrës.

Në qershor të vitit të kaluar ai u arrestua nga policia për kultivim të lëndëve narkotike në zonën e Dukagjinit, por u lirua sërish pas disa muajsh.

Ndërsa pas vitit 1997, Kulla është njohur edhe si i forti i Shkodrës, pasi dyshohet se ka qenë pjesë e disa grupeve kriminale në atë kohë.

Ai njihej si një nga gjobëvënësit më të frikshëm të kësaj zone në Shkodër. Shumë tregtarë i paguanin gjobën ose largoheshin nga frika. Ka pasur spekulime se vrasja e një tregtari lidhet pikërisht me gjobëvëniet.

Kulla ruhej me truproja dhe lëvizte me mjet të blinduar.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Video: Rama e nis ditën me pamje nga një rrugë e re panoramike

Kryeministri Edi Rama e nisi të enjten duke postuar një video nga...
Read More