Pamjet të tmerrshme: U dogjën të gjallë nëpër makina!

Pamjet që vijnë nga Greqia duket sikur kanë dalë nga një film apokaliptik.

Zjarret mendohet se kanë shkaktuar të paktën 50 viktima, ndërsa aksioni për gjetjen e trupave vazhdon.

Pamjet e makinave të djegura janë vërtet të frikshme.

Shumë viktima mbetën të bllokuar në makina dhe shtëpi. Mes viktimave ka edhe shumë fëmijë.

Vetëm në një vend pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë, ndërsa 150 persona ndodhen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Spitalet e Athinës janë vënë në gjendje emergjence, ndërkohë që ambulancat vazhdojnë të dërgojnë të plagosur dhe trupa të viktimave.

Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se po bëhet e pa mundura për vënien e situatës nën kontroll dhe evidentimin sa më të saktë të numrit të viktimave.

Më herët, roja bregdetare njoftoi se ka shpëtuar më tepër se 700 persona nga plazhet e zonës së Rafinës, ndërkohë që ende mbetet pa sqaruar numri i personave që tentuan t’iu shpëtojnë flakëve duke hyrë në ujë.

Gjatë orëve të natës në zonën Artemidhas u gjetën 4 persona të mbytur, ndërsa dëshmitarë okulare thanë se në ujë janë hedhur dhjetëra persona, fati i të cilëve është i pa ditur.

Qeveria deklaroi se do të vazhdojë operacionin për gjetjen e gjithë personave të zhdukur gjatë orëve të paradites.

makina1makina2makina3makina4makina5makina6makina7
 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Heynckes: Besimi mund të lëvizë edhe malet, të përsërisim vitin 2013!

  Trajneri i Bayern Munich e sheh ekipin e tij në një...
Read More