Panik në Romë, plagosen tifozët e CSKA-së

Stacioni i metrosë së Romës është mbyllur. Nga informacionet e para që raportohen në mediat italiane, ka pasur incidente që kanë përfshirë tifozët e CSKA Moskës në një shkallë lëvizëse.

Trenat e metrosë vazhdojnë të kalojnë pa u ndalur në stacion. Pesë tifozë rusë të Cska-së së Moskës, teksa ishin në kryeqytetin italian, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Romës të planifikuar sonte, u plagosën për shkak të rrëzimit të një shkallë lëvizëse brenda stacionit të metrosë në Romë.

Incidenti ndodhi ndërsa në platformën e trenit kishte rreth 40 tifozë të tjerë dhe shumë ishin jashtë stacionit. Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e emergjencës vepruan në vend

Tifozët rus të skuadrës së futbollit CSKA Moska kanë shembur shkallën lëvizëse të metrosë së linjës A në stacionin Republika, ndërsa po udhëtonin drejt stadiumit Olimpiko të Romës, ku në ora 21 do të zhvillohet takimi i futbollit për Champions League mes skuadrave Romës dhe CSKA Moska.

Dhjetra persona kanë mbetur të plagosur nën strukturën e shkallës 5 prej tyre janë në gjëndje të rëndë.

Në vendngjarje ndodhen skuadrat e policisë dhe ndihmës mjekësore.

Mes të plagosurve dhe tifozë rusë. Dëshmitarët rrëfejnë se është dëgjuar një zhurmë e fortë e gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Prokurori shqiptar rrezikon jetën. Hetoi mafian e ndërtimit në Vlorë’

  Gazeta gjermane “tageszeitung” shkruan mbi një prokuror shqiptar, të cilit i është...
Read More